Versioni 7.0 i Skype për Android i dedikohet tabletëve

Publikuar më: 27-05-2016

skype-android-7.0-update-100663499-largeVersioni 7.0 i Skype jo vetëm që përqafon terësisht gjuhën e dizajnit material të Google por sjell një ndërfaqe më të përshtatshme për tabletët. Një buton i ri plukues do të shërbejë për qasje të shpejtë tek mesazhet e reja dhe thirrjet audio e video.

Më në fund është shtuar edhe një pamje multi panlesh dedikuar tabletëve kështuqë kur të përdorni paisjen horizontalisht mund të kaloni nga një bisedë tek tjetra më shpejtë.

Microsoft bëri të ditur se ka përmirësuar edhe aftësitë kërkuese të aplikacionit. I quajtur “Kërkim Universal” përdoruesit përmes panelit të kërkimit mund të gjejnë kontakte bisede, grupe apo robotë të Skype. Në të djathtë të listës së kontakteve do të gjendet edhe një listë adresash.

Versioni i ri i Skype do të zbarkojë së shpejti në dyqanin e aplikacioneve Google Play Store. (PCWorld Albanian)

Versioni 7.0 i Skype për Android i dedikohet tabletëve
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)