Versioni 5.10 i aplikacionit Gmail zgjidh problemet me adresat Hotmail

Publikuar më: 23-01-2016

leave-phone-alone-gmail-priority-inbox_4-100611523-largeNjë nga problemet madhore të aplikacionit Gmail në Android ishte konfigurimi i adresave Hotmail. Sipas faqes së mbështetjes së Google ky problem është zgjidhur me versionin 5.10 të aplikacionit.

Ngelet e paqartë nëse ky problem konsistonte vetëm me adresat Hotmail, apo ndikonte edhe në adresat Outlook.com. Por problemet e aplikacionit nuk përfundojnë këtu sepse përdoruesit e telefonëve Nexus e kanë të pamundur të sinkronizojnë llogaritë e tyre Gmail.

Nëse doni të shkarkoni versionin më të fundit të Gmail ose vizitoni Play Store ose shkarkojeni nga APK Mirror. Përdoruesit të cilët akoma vijojnë të kenë problem me Gmail, ne ju sugjerojmë Outlook ose CloudMagic. (PCWorld Albanian)

Versioni 5.10 i aplikacionit Gmail zgjidh problemet me adresat Hotmail
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)