Versioni 4.0 i teknologjisë e karikimit të shpejtë premton energji inteligjente me fuqi 28 vat

Publikuar më: 10-11-2016

0a3aa430b85b5b135a3d56c605c239ea_lMe Snapdragon 830 që po shfaqet në horizont, versioni i ri i teknologjisë së ngarkimit të shpejtë gjithashtu. Quhet Quick Charge 4.0 dhe sipas disa raportimeve do të rrisë shpejtësinë e ngarkimit në 28 vat.

Kjo teknologji e re thuhet së mbështetë të gjitha konfigurimet si 5V/4.7A~5.6A, 9V/4A. Mej fjalë të tjerë përderisa kemi të bëjmë me një version të ri të teknologjisë, do të thotë se Qualcomm ka gjetur një mënyrë për të dërguar më shumë energji në telefonët Snapdragon pa e dëmtuar atë.

Quick Charge 3.0 ofron fleksibilitet me rritje 200mV nga 3.6V në 20V. Teknologjia e Quick Charge 3.0 ishte aq e zgjuar saqë mund të identifikonte sasinë e energjisë që paisja mund të merre në një moment të caktuar.

Me Quick Charge 4.0 gjërat janë të një niveli krejt tjetër. Teorikisht mund të karikojë bateri akoma më të mëdha në një kohë më të shkurtër. Versioni 3.0 mund të ngarkonte një bateri 2,750 mAh nga 0 në 71% në vetëm 30 minuta dhe prisni që kjo të realizohet akoma edhe më shpejtë në 4.0.

Telefonët me këtë teknologji pritet të debutojnë në muajt e parë të 2017-tës së bashku me Snapdragon 830. (PCWorld Albanian)

Versioni 4.0 i teknologjisë e karikimit të shpejtë premton energji inteligjente me fuqi 28 vat
1 vote, 1.00 avg. rating (52% score)