Versioni 2.0 i Android Studio përshpejton proçesin e zhvillimit të aplikacioneve

Publikuar më: 10-04-2016

android-studio-2.0-100655087-largeAndroid Studio, platforma zyrtare e Google për zhvillimin të aplikacioneve, tani nuk është më në fazën beta duke premtuar funksionalitete të reja për ndërtim më të shpejtë të aplikacioneve.

Pjesa më e rëndësishme e kësaj platforme me versionin 2.0 është padyshim “Instant Run”, të cilin Google e ka bërë pjesë të ambjentit të zhvillimit vitin e kaluar. Falë saj ndryshimet në kod pasqyrohen automatikisht dhe në aplikacion njëherazi. Në të kaluarën zhvilluesit ishin të detyruar të ri përpilonin aplikacionin ose të instalonin APK-në, një proçes ky që merrte shumë kohë.

Për më tepër, emulatori tani thuhet të jetë tre herë më i shpejtë falë aftësisë së tij për të shfrytëzuar të gjitha bërthamat proçesorikë. Versioni i ri i Android Studio duke përdorur Cloud Test Lab ofron për zhvilluesit një ide më të qartë sesi aplikacioni mund të performojë në disa paisje duke reduktuar efektin negativ të fragmentimit të Android-it.

Android Studio 2.0 mund të shkarkohet që në këtë moment. Google gjithashtu ka bashkëpunuar me Udacity për të ofruar një seri kursesh online për ata që duan të mësojnë në zhvillimin e aplikacioneve Android. (PCWorld Albanian)

Versioni 2.0 i Android Studio përshpejton proçesin e zhvillimit të aplikacioneve
2 votes, 3.00 avg. rating (68% score)