Versioni 2.0 i aplikacionit Google Photos sjell opsione të reja për albumet

Publikuar më: 17-09-2016

google-photos-logo-100672774-largeGoogle ka përditësuar aplikacionin Google Photos në versionin 2.0 duke sjellur më shumë kontroll mbi organizimin e albumeve. Falë disa mjeteve të reja, përdoruesit e kanë më të lehtë rënditjen e imazheve, komentimin dhe fshirjen e fotove.

Në momentin që qaseni në versionin e ri të aplikacionit dhe hapni një album në modalitetin e editimit, do të vëreni një shigjetë me kokë lart dhe poshtë në cepin e djathtë. Kjo ikonë përmban tre opsione: Të reja, Të Vjetra dhe Të fundit.

Gjithashtu përdoruesit mund të tërheqin dhe vendosin fotot në vende të ndryshme të albumit ndërsa ikona “Tt” shton tekst mbi foto. Nuk kanë munguar edhe largimet e disa prej veçorive si “Selfiet,” apo ndryshimi i emërtimit të grupimit të fotove të ngjashme në “Face Grouping.”

Për fat të keq akoma po presim veçorinë e editimit të fotove të profilit të identifikuar në galeri. Kjo është e disponueshme në iOS që nga java e kaluar së bashku me stabilizimin e imazheve live. Por ja ndodh që Google nganjëherë ofron aplikacionet e saj përpara atyre në iOS.

Nëse nuk doni të prisni Play Store të publikojë versionin 2.0 atëherë shkarkojeni nga APK Mirror. (PCWorld Albanian)

Versioni 2.0 i aplikacionit Google Photos sjell opsione të reja për albumet
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)