Versioni 11 i aplikacionit Google Hangouts në Android sjell mbështetjen për videot

Publikuar më: 13-07-2016

Google-Hangouts-Android-796x398Më në fund, Google ka përditësuar aplikacionin e komunikimit Hangouts në Android duke shtuar mundësinë për të regjistruar dhe dërguar video. Funksionaliteti i cili ka qenë i disponueshëm për mëse dy vite në iOS mungonte pikërisht në platformën mobile të Google.

Ishte Android Police që vuri re ndryshimin me versionin 11 të aplikacionit. Tani në fushën e tekstit gjendet edhe një buton videoje të cilin nëse e klikoni do të keni mundësi të përzgjidhni dy opsione: për regjistrim të menjëhershëm të videove ose të ngarkoni një video të regjistruar më parë.

Versioni më i fundit akoma nuk është publikuar në Google Play. Nëse dëshironi të provoni sa më parë funksionalitetin e ri mund të shkarkoni aplikacionin menjëherë nga APKMirror. (PCWorld Albanian)

Versioni 11 i aplikacionit Google Hangouts në Android sjell mbështetjen për videot
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)