Versioni 1.24 i Google Photos përmirëson prerjen dhe rënditjen e fotove

Publikuar më: 21-07-2016

google-photos-logo-100672774-largeGoogle Photos është përmirësuar dukshëm që me debutumin një vit më parë si një opsion bazik për ruajtjen e fotove online. Tani Google Photos shërben si mjeti perfekt i editimit, kategorizimit dhe kërkimit të fotove që realizoni me telefonin tuaj.

Edhe pse nuk është ndërtuar për të qenë një mjet editimi i cilësisë së lartë, edhe funksionet më bazike të saj kishin nevojë për përmirësim.

Rast konkret është ndërfaqja e prerjes së fotove e cila do të përmirësohet nga versioni 1.24 i aplikacionit. Ikona konfuze janë riorganizuar për ta bërë çdo gjë më të qartë dhe më të thjeshtë.

Gjithashtu versioni 1.24 sjell një opsion për të rënditur fotot sipas datës së ngarkimit. Nuk është një ndryshim madhor por padyshim i dobishëm.

Google Photos në Android mbase është opsioni më i mirë për ruajtjen e fotove tuaja duke qenë se ofron hapësirë pa limit dhe me opsionin për të shfrytëzuar memorjen e Google Drive nëse doni ti ngarkoni në rezolucion të lartë. (PCWorld Albanian)

Versioni 1.24 i Google Photos përmirëson prerjen dhe rënditjen e fotove
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)