Versionet eksperimentale të Windows 10-tës për telefonët do të përmirësohen ndjeshëm nga muaji Korrik

Publikuar më: 19-06-2015

wp_20150616_14_38_54_pro-copy-100591628-largeHapni një aplikacion në Windows 10 Mobile dhe pastaj provoni të shkoni në faqen kryesore të Start. Me shumë mundësi do të ballafaqoheni me mesazhe “Loading…”.

Por ndërsa Microsoft po përfundon punën e Windows 10-tën për desktopët, e gjithë vëmendja do të përqendrohet nga Windows 10 Mobile.

Greg Sullivan, drejtor i departamentit të komunikimit për divizionin e Microsoft Devices, shpjegoi: “Duke qenë se ekipet e zhvilluesve po punojnë që të gjithë në të gjitha versionet e sistemit operativ Windows 10, prisni që nga muaji Korrik puna intensive do të përqendrohet tek Windows 10 Mobile.

Microsoft akoma nuk ka ofruar asnjë detaj në lidhje me datën e debutimit të Windows 10 Mobile. Por disa kanë filluar të shqetsohen nëse Microsoft do ja arrijë të paktën ta sjellë Windows 10 Mobile në datën e përcaktuar më parë për shkak të punës së madhe që e pret kompaninë me këtë sistem operativ. (PCWorld Albanian)

Versionet eksperimentale të Windows 10-tës për telefonët do të përmirësohen ndjeshëm nga muaji Korrik
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)