Versionet eksperimentale të sistemit operativ Windows do të vijojnë edhe pas debutimit zyrtar të Windows 10

Publikuar më: 01-05-2015

SONY DSC

Mos menduat se ndërtimet eksperimentale të Windows 10 do të përfundojnë kur Microsoft të sjellë një version zyrtar të sistemit operativ? Në fakt gjatë konferencës Build 2015 në San Francisco, Joe Belfiore, zëvendës president i grupit të sistemeve operative pranë Microsoft njoftoi përdoruesit se kompania do të vazhdojë të ofroj të tilla ndërtime për të testuar karakteristika të reja.

E gjitha kjo është në kuadër të synimeve të Microsoft për ta shndërruar Windows në një shërbim. Pra një produkt i vazhdueshëm i cili përditësohet vazhdimisht me arnime të sigurisë por edhe veçori. Dhe këto përditësime do të ndërtohen duke u bazuar në përshtypjet e përdoruesve për programit Windows Insider.

Microsoft akoma nuk ka dhënë detaje të një date zyrtare debutimi për Windows 10 por që e vetmja gjë që dimë është se këtë verë do të mbërrijë sistemit operativ zyrtarisht.

Pak javë më parë, shefja ekzekutive e AMD, Lisa Su, në një bisedë telefonike kishte zbuluar se Windows 10 do të mbërrijë në fund të muajit Korrik, por Belfiore u shpreh pesimist duke cthënë se Microsoft akoma nuk kishte filluar përgatitjet për një datë ekzakte të debutimit. (PCWorld Albanian)

Versionet eksperimentale të sistemit operativ Windows do të vijojnë edhe pas debutimit zyrtar të Windows 10
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)