Versioni 3.0 i Dropbox sjell ndërfaqen e plotë të Material Design në Android

Publikuar më: 24-06-2015

pcw-dropbox-primary-100585093-large

Ndërsa aplikacioni Dropbox për Android kishte shtuar disa pjesëza nga “Material Design” në përditësimet e kaluara, versioni 3.0 e finalizon këtë ndryshim.

Ky version sjell një menu të re ku në kry të saj dominojnë dy gërma që janë edhe inicialet e emrit dhe mbiemrit tuaj. Ato shfaqen në formën e një logoje.

dropbox-3.0-android-100592945-large

Ndërfaqa e re sjell ngjyra të forta që i japin një pamje me uniforme aplikacionit. Një buton që “lundron” mbi ekran, të cilin e kemi vënë re tek të gjitha aplikacionet që kanë adoptuar filozofinë “Material Design”, shfrytëzohet për të krijuar një dosje të re, një skedar me tekst, për të ngarkuar foto, për të realizuar foto ose për të ngarkuar përmbajtje nga telefoni juaj.

Duke qenë se aplikacionin kërkon pak kohë përpara se të publikohet në PlayStore ne po ju paraqesim një lidhje të APKMirror ku mund ta shkarkoni lehtësisht. (PCWorld Albanian)

Versioni 3.0 i Dropbox sjell ndërfaqen e plotë të Material Design në Android
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)