Verizon kërkon nga Yahoo zbritje të çmimit me 1 miliard dollar

Publikuar më: 07-10-2016

Operatori celular në Shtetet e Bashkuara,Verizon, kërkoi nga Yahoo zbritjen e çmimit të marrëveshjes së blerjes prej 4.8 miliard dollarësh me afro 1 miliard dollar raportoi New York Post.

Ekipi drejtues i Yahoo por bën të pamundurën që kostoja e marrëveshjes të mos ndryshojë. Muajin e kaluar pioneri i internetit tha se janë hakuar 500 milion llogari në 2014-tën ndërsa Verizon tha se nuk kishte qenë në dijeni të ngjarjes.

Senatorët Amerikan akuzuan Yahoo për vonesa të papranueshme në zbulimin e hakimit dhe kishin paralajmëruar autoritetet amerikane që të hetojnë çështjen në fjalë.

Gjatë muajit Korrik, Verizon arriti një akord për blerjen e pronave bazë të internetit të Yahoo për 4,83 miliard dollar. (PCWorld Albanian)

Verizon kërkon nga Yahoo zbritje të çmimit me 1 miliard dollar
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)