Ventablack, materiali më i errët në botë

Publikuar më: 26-10-2016

wrinkled-aluminium-2_large-imageJu nuk do ta gjeni Ventablack, ngjyrën më të zezë në botë, në ndonjë tabelë Pantone ose në ndonjë dyqan bojërash. Ju duhet të shkoni deri në një laborator në Surrey, ku kjo shtresë rritet nga nanotuba karboni.

Nanotubat mikroskopik të Ventablack bllokojnë brenda tyre çdo dritë që po vjen, në vend që ta reflektojnë, ato krijojnë një boshllëk shikimi. Nuk ka hije, nuk ka thellësi, nuk ka skaje, asgjë. Është si të shikon në një vrimë të zezë.

Përdoret zakonisht për të izoluar dritën në pajisjet fotografike, por ka fjalë të cilat thonë se po përdoret edhe nga satelitët për kamuflazh, por kjo nuk mund të dihet pasi nëse është e vërtetë është top sekret.

Këtu është një video që flet rreth kësaj ngjyre dhe tregon këtë ngjyrë. (PCWorld Albanian)

Ventablack, materiali më i errët në botë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)