Vendos emërtimin e Wi-Fi “Daesh 21”, 18 vjeçari përballet me 3 muaj burgim

Publikuar më: 06-11-2016

French Flag Computer Button KeyMedia Franceze raportoi ditën e Premte se një 18 vjeçar nga qyteti Dijon i Francës është arrestuar nën akuzat e “promovimit” të terrorizmit. Ai do të përballet me 3 muaj burgim sepse emri i rrjetit të tij të Wi-Fi ishte “Daesh 21.”

Daesh përfaqëson në gjuhën Arabe Shtetin Islamik dhe 21 është numri i departamentit Cote d’Or ku ndodhet edhe qyteti i Dijonit.

Djaloshi u arrestua nën ligjin e ri të Anti-Terrorizmit në Francë i hyrë në fuqi në Nëntor të 2014-tës i cili konsideron krim çdo akt i cili nxit dhe promovon terrorizmin. Të arrestuarit rrezikojnë deri në 5 vite burgim ose një gjobë me vlerë 83,000 dollar.

Gazeta lokale Le Bien, tha se djaloshi ishte i shokuar duke thënë vazhdimisht se nuk ishte një terrorist. Atij iu dha një dënim prej 100 orësh punë komunitare të cilin e refuzoi çka çoi në dënimin e tij me 3 muaj burgim. (PCWorld Albanian)

Vendos emërtimin e Wi-Fi “Daesh 21”, 18 vjeçari përballet me 3 muaj burgim
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)