Vendet e Ballkanit diskutojnë heqjen e tarifave roaming

Publikuar më: 30-09-2016

bellen-in-het-buitenlandShqipëria dhe vendet fqinje së shpejti do të mund të komunikojnë me njërin tjetrin pa tarifa roaming. Një nismë e Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit, heqja e tarifave roaming mes vendeve të Ballkanit tani duket çështje kohe.

Diskutimet e roaming ishin pjesë e diskutimeve në Forumin dy ditor të Rregullimit të Tregut të Komunikimit Elektronik raportoi Koha.net.

Ky forum organizuar nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit dhe Agjensia e Malazeze e Komunikimeve Elektronike u mbajt në Budva ku morën pjesë edhe përfaqësues të AKEP.

Kjo nismë vjen e frymëzuar nga përpjekjet e vendeve anëtare të Bashkimit Europian për heqjen e tarifave roaming në verën e 2017-tës. (PCWorld Albanian)

Vendet e Ballkanit diskutojnë heqjen e tarifave roaming
1 vote, 5.00 avg. rating (92% score)