Vdes në moshën 28 vjeçare bashkëthemeluesi i Grooveshark, Josh Greenberg

Publikuar më: 21-07-2015

screen-shot-2015-07-20-at-12-00-04-pmJosh Greenberg, bashkëthemeluesi dhe CTO i shërbimit të muzikës Grooveshark është gjendur i vdekur në shkaqe akoma të paditura.

Ishte departamenti policor i Gainesville që njoftoi vdekjen e 28 vjeçarit në rrjetin social Twitter. Kjo ndodhi vjen pas pezullimit të shërbimit disa muaj më parë për shkak të një beteje ligjore të humbur ndaj gjigandëve të industrisë së muzikës UMG, Sony Music Entertainment dhe Warner Music Group.

Shkaku i vdekjes ngelet i panjohur ndërsa policia e qytetit thotë se nuk ka shenja të një vetëvrasjeje. Nëna e Greenberg tha se nuk kishte dijeni për probleme të mundshme të shëndetit të 28 vjeçarit.

Ngushëllimet tona shkojnë për familjen dhe miqtë e tij. Josh, u prehsh në paqe! (PCWorld Albanian)

Vdes në moshën 28 vjeçare bashkëthemeluesi i Grooveshark, Josh Greenberg
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)