Vazhdojnë problemet me iPhone 6S. Përdoruesit raportojnë fikje të papritur

Publikuar më: 05-10-2015

iphone6s-tablePërdoruesit e iPhone 6S dhe 6S Plus po ballafaqohen me një problem teknik në telefonin e tyre. Disa prej përdoruesve që kanë shkarkuar versionin e fundit të sistemit operativ, iOS 9, kanë shprehur shqetësim për fikjen e papritur të iPhone. Ata zgjodhën rrjetet sociale, forumin e iPhone, dhe uebfaqet mbështetëse të Apple për të hedhur dritë mbi këtë problem.

Mësuam se smartfoni i tyre fiket papritur pa dhënë asnjë njoftim paralajmërues dhe kur bateria është në gjëndje optimale. Disa prej tyre treguan se në momentin e fikjes butoni kryesor gjendej nën temperaturë të lartë. Por kjo nuk ka ndodhur vetëm në iPhone 6S dhe iPhone 6S Plus por dhe në iPhone 5S.

Apple nuk ka dashur të komentojë mbi këtë problem. Edhe pse telefonët e Apple i nënshtrohen testimeve nga më të ndryshme përpara se tëdalin në shitje, problemet dhe këtë herë në modelet e reja iPhone nuk kanë munguar. Jo më kot dhe Apple ka sjellë brenda një kohe shumë të shkurtër dy përditësime iOS 9.0.1 dhe iOS 9.0.2. Përdoruesit që kjo do të korigjohet nga versioni 9.0.2 i iOS. (PC World Albanian)

Vazhdojnë problemet me iPhone 6S. Përdoruesit raportojnë fikje të papritur
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)