Vala sjell teknologjinë “Mobile Data Offload” për të asistuar me bandwidth rrjetet 3G dhe 4G

Publikuar më: 16-10-2015

12112186_10153652627754166_4524925739870374683_nKompania lider e telekomunikacionit në Kosovë, Vala, filloi sot zbatimin e projektit Wifi-Offload, investim i cili kap shifrën e 1 milionë euro. Në mbi 400 pika do vendosen pika të reja aksesi nga operatori Vala. Pas Prishtinës projekti do të implementohet në të gjitha qytetet tjera të Republikës së Kosovës. Deri nga fundi i vitit ky rrjet do të jetë prezent në qytetin e Prishtinës dhe disa zona turistike të Kosovës.

Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Vala, Agron Mustafa, tha se implementimi i këtij projekti së bashku me dhënien e brezit frekuencor shtesë, do t’i japin klientëve të Vala një internet super të shpejtë në telefonat e tyre.

“Blerja e teknologjisë dhe pika e aksesit për projektin Wifi-Offload është kryer pothuajse para një viti, shumë kohë para se unë të merrja pozitën e Drejtorit Menaxhues në Telekomin e Kosovës. Kjo teknologji, e cila i ka kushtuar kompanisë mbi 1 milionë euro nuk është vënë asnjëherë në funksion. Për çudi teknologjia flenë në depo të Vala, ndërsa klientët si biznesi ashtu edhe qytetarët, kanë nevojë për internet të shpejtë dhe cilësor”, tha Drejtori Menaxhues i Vala, Agron Mustafa. Sipas tij, projekti Wifi-Offload, do të vihet në zbatim në prag të festave të fundvitit.

Operatorë të fuqishëm nëpër botë, kanë implementuar projektin e Wifi-Offload duke ofruar kapacitete të mëdha të internetit, zakonisht në qendrat e frekuentuara prej shumë qytetarëve.

Çfarë është Wi-Fi Offload?

Teknikisht njiher me termin Mobile Data Offload dhe një nga qëllimet e kësaj teknologjie është asistimi i rrjeteve 3G dhe 4G në kushte të një mbingarkese të lartë. Duhet të jeni të qartë për diçka se Wi-Fi Offload shërben si “backup” vetëm për internetin dhe nuk mund të kryhen thirrje përmes një pike aksesi Wi-Fi nëse skeni valë celulare e cila teorikisht dhe praktikisht do ishte e pamundur. Konsumatorët në varësi të performancës së shpejtësisë internetit në rrjetet 3G dhe 4G mund të zhvendosen në rrjetin Wi-Fi për akses interneti më cilësore dhe e anasjellta. Le të themi se në kushte mbi ngarkese mbi rrjetin 3G keni një internet me shpejtësi të dobët nën 1Mbps. Automatikisht konsumatorët do të zhvendosen në rrjetin Wi-Fi i cili ofron shpejtësi dhe cililësi më të lartë interneti gjersa rrjetet 3G dhe 4G të normalizohen.

Në kushtet e dendësisë së madhe të frekuentimit dhe përdorimit të internetit 3G dhe 4G, pikat e aksesit Wi-Fi kombinohen me antenat e operatorit, duke ofruar internet në mënyrë konstante herë në rrjetet celulare herë në rrjetet Wi-Fi të Vala. Përdoruesit nuk e vërejnë se nga është duke ardhur interneti, antenat e zakonshme të Vala apo pikat e aksesit të projektit Wifi offload. (PCWorld Albanian)

Vala sjell teknologjinë “Mobile Data Offload” për të asistuar me bandwidth rrjetet 3G dhe 4G
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)