Vala shënon një epokë të re të shërbimit të Kujdesit ndaj Klientit

Publikuar më: 31-07-2015

ptk-logoOperatori lider në telefoninë mobile, Vala, ka vendosur të rrisë në nivelin maksimal Kujdesin për Klientët, pasi një numër i madh i institucioneve publike, kompanive private dhe qytetarëve i janë rikthyer kompanisë, duke iu përgjigjur pozitivisht fushatës së Valës me slloganin “Të gjithë po kthehen”.

“Kujdesi për klientët”, department ky, i cili deri më tani ishte pjesë e shitjes, ka kaluar nën përgjegjësinë dhe kujdesin e Drejtorit Menaxhues, Agron Mustafa.

Klientët e Vala-s, që nga dita e sotme, do të kenë tre numra telefoni në dispozicion për të thirrur për problemet eventuale, pyetjet të ndryshme për produktet e Vala-s dhe kërkesat tjera që mund t’iu lindin në operim e sipër. Gjithashtu, e veçanta e ngritjes së shërbimeve së Vala-s për klientët, është se institucionet, bizneset dhe qytetarët do të kenë numra të vecantë dhe kërkesat e tyre do të trajtohen në kohë rekorde.

Institucionet për kërkesat  e tyre mund të drejtohen në numrin 0800 16000, bizneset në 0800 15000, ndërsa klientët individual mund të thërrasin 0800 10000. Thirrjet në këta numra mund të bëhen në çdo kohë përgjatë 24 orëve. Përveç numrave për secilën kategori, Vala ka hapur e-mail të veçantë për klientët e institucioneve dhe bizneseve business@valamobile.com, dhe ndarasi për klientët individual, të cilët mund të shkruajnë në info@valamobile.com.

Për secilin klient të Valas, në shërbim është edhe profili i Vala-s në www.facebook.com/valamobile, ku çdo klient dhe qytetar mund të marrë përgjigje. Edhe vetë Facebook, ka vlerësuar faqen e Valës për shkak se prej disa muajsh i përgjigjet secilit qytetar, duke e vlerësuar për ndjeshmërinë e lartë të treguar ndaj klientëve.

“Për shkak të kthimit të një numri të madh të qytetarëve në Vala, institucioneve, bizneseve të mëdha dhe të vogla, kemi vendosur që shërbimin ndaj klientit ta rrisim në nivelin maksimal të mundshëm. Klienti për ne është mbreti, është gjithçka dhe ne duhet të jemi në dispozicion të tyre  24 orë, qoftë përmes vizitave personale në pikat tona të shitjes apo nga zyrtarët tanë, përmes thirrjeve telefonike, e-mailave apo në faqen tonë të facebook-ut.”, tha Drejtori Menaxhues i Vala-s, Agron Mustafa.

Prej disa muajsh, në Vala janë rikthyer KEK-u, Forcat e Sigurisë së Kosovës, Trepça, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, Banka Qendrore e Kosovës, Qendrat Spitalore, institucione dhe kolegje universitare si dhe kompani tjera nga të gjithë sektorët. Rikthimi erdhi pasi Vala hodhi në treg oferta dhe pako të reja jashtëzakonisht atraktive për të gjithë qytetarët dhe bizneset. (PCWorld Albanian)

Vala shënon një epokë të re të shërbimit të Kujdesit ndaj Klientit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)