Vala njoftoi konsumatorët se nuk do të mund të shfrytëzojnë shërbimet telefonike mesnatën e sotme për afro 90 minuta

Publikuar më: 26-05-2015

Vala_MobileOperatori mobil Kosovar në pronësi të Postës dhe Telekomi të Kosovës, Vala, ka njoftuar të gjithë përdoruesit e saj për një ndërprerje të shërbimit pas orës 00:00 të mbrëmjes së sotme për afro 90 minuta me radhë.

Nuk dihet shkaku i vërtetë i kësaj ndërprerje ndërsa Vala nuk ka dhënë asnjë shpjegim konkret. Operatori është justifikuar me faktin se kjo ndërprerje po ndodh në kuadër të modernizimit të rrjetit. Kjo na bën të mendojmë se operatori Vala duhet të jetë duke u angazhuar në përmirësimin e infrastrukturës së rrjetit 3G dhe 4G lançuar së fundi çka do u siguronte qytetarëve kosovarë shërbime të internetit të shpejtësisë dhe cilësisë së lartë.

Por për disa mund të jetë shqetsuese. Nëse e mbani mend operatori IPKO u përball me probleme të ndërprerjes së shërbimit duke lënë përdoruesit në “black out” për më shumë se 12 orë. Asnjë shpjegim nga kompania nuk erdhi në lidhje me këtë ndërprerje përkundër operatorit Vala që vuri në dijeni të gjithë konsumatorët e saj. (PCWorld Albanian)

Vala njoftoi konsumatorët se nuk do të mund të shfrytëzojnë shërbimet telefonike mesnatën e sotme për afro 90 minuta
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)