Vala nënshkruan marrëveshje Roaming me Vodafone dhe Telenor në Shqipëri, Turqi dhe Malin e Zi

Publikuar më: 28-07-2015

IMG_0667Lideri i telefonisë mobile në vend, Vala dhe ai ndërkombëtar “Vodafone”, kanë dalë me pako të përbashkëta të internetit për në Turqi, Shqipëri, etj. Ndërsa e Malin e Zi, paketa ofrohet me kompaninë Telenor.

Operatori lider i telefonisë mobile në vend, Vala, do të ofrojë për herë të parë paketa të shërbimeve të telefonisë mobile dhe internetit të shpejtë edhe nga bregdeti turk, Antalia, Alanya, Belek, Kemer, etj, falë marrëveshjes me “Vodafone”.

Marrëveshja e arritur, fillimisht parasheh që fillimisht të dilet me pako të përbashkëta për Turqine, Shqipërinë, ndërsa synimet janë që marrëveshjet të bëhen aktive në të gjitha pjesët e globit kur operon “Vodafone”.

“Kemi filluar  bashkëpunimin me kompaninë ndërkombëtare dhe lidere në këtë fushë, Vodafone, duke dalë më pako të përbashkëta për Turqi dhe Shqipëri, ndërsa synimet tona janë që bashkëpunimin ta shtrijmë në të gjithë botën. Kujdes të veçantë do të kemi për të ofruar shërbime më të mira në vendet ku jeton diaspora shqiptare”, tha Drejtori Menaxhues i Vala-s, Agron Mustafa.

Sipas tij, kjo dhe shumë produkte që Vala ka ofruar muajt e fundit, dëshmon se fushata me slloganin “Të gjithë po kthehen”, ofron shërbimet më të mira në krahasim me konkurrencën.

“Është hera e parë në Turqi që një operator nga Kosova ofron pako me çmime të pranueshme. Ndërsa nga Shqipëria tani qytetarët mund të rizgjedhin të marrin pako me `Eagle Mobile’ , që ofron me sasi më të madhe të internetit, çmime prej vetëm 10 centë për një minutë bisedë, SMS për vetëm dy cent, apo të kyçen më rrjetin e Vodafone që ofron mbulueshmërinë më të mirë në të gjithë Shqipërinë dhe i vetmi për momentin që ofron shërbimin e internetit të shpejtë 4G”, bëri të ditur më tutje Drejtori Menaxhues, Agron Mustafa.

Pakoja ditore Vala-Vodafone prej 400 MB  kushton vetëm  1.99 euro dhe pakoja 4 ditore prej 1500 MB kushton 4.99 euro. E njëjta pako përfshinë Vodafone Turqi, Vodafone Shqipëri, Plus Shqipëri dhe Telenor Mal të Zi.

Aktivizimi i pakos  bëhet duke dërguar SMS në numrin 50555 me tekst Roam1 për pakon ditore apo Roam4 për pakon 4 ditore. Kontrollimi i llogarisë bëhet duke dërguar SMS ne 50555 me tekst Roam status.

Vala nënshkruan marrëveshje Roaming me Vodafone dhe Telenor në Shqipëri, Turqi dhe Malin e Zi
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)