Vala në ekspansion! Edhe “Trepça” do të shfrytëzojë shërbimet e gjigandit kosovar të telekomunikacionit

Publikuar më: 12-06-2015

11402284_10153350318399166_651362506374274775_oPas KEK-ut, Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe dhjetëra ndërmarrjeve tjera publike dhe private në vend, edhe minatorët e gjigandit metalurgjik “Trepça” tash e tutje do të përdorin shërbimet e Vala-s, përfshirë edhe internetin 4G.

Gjiganti i minierave dhe metalurgjisë në vend, ndërmarrja “Trepça”, i është bashkuar valës së kalimit të kompanive publike, bizneseve private dhe qytetarëve, në operatorin lider në treg,- PTK\Vala, pasi kjo e fundit ka hedhur në treg një gamë të gjerë të produkteve atraktive për qytetarët, bizneset, etj.

Mbi 1.500 minatorët e ndërmarrjes “Trepça” dhe stafi tjetër përcjellës, përfshirë edhe menaxhmentin, do të kenë në telefonat e tyre shërbimet më të reja të Vala-s, thirrje falas brenda grupit, internet 3G dhe 4G, etj, shërbime të cilat për momentin ofrohen në të gjithë Kosovën vetëm nga operatori publik Vala.

11406146_10153350318264166_3775552151146860024_o

Drejtori Menaxhues i PTK-së, Agron Mustafa bëri të ditur se është tejet i entuziazmuar për nënshkrimin e kontratës me ndërmarrjen “Trepça”.

“Javën e kaluar thashë se kisha një ndjesi të veçantë kur nënshkruam kontratën për përdorimin e shërbimeve të Vala-s nga ana e ushtarëve dhe oficerëve të FSK-së. Njëlloj po ndihem edhe sot që nënshkrova kontratë me ndërmarrjen “Trepça”.  Të gjithë e dimë rëndësinë historike që ka luajtur ndërmarrja me minatorët e saj dhe ndikimin që pritet ta ketë në të ardhmen për zhvillimin ekonomik të Kosovës”, deklaroi Drejtori Menaxhues i PTK-së, Agron Mustafa.

11537450_10153350318479166_8675634421631535695_o

Sipas tij, nënshkrimi i kontratës mes dy kompanive paraqet një bashkëpunim mes dy gjigantëve të ekonomisë së Kosovës. Synimet janë që brenda një kohe të shkurtër, Vala t’iu ofrojë të gjitha shërbimet edhe minatorëve që punojnë mijëra metra në thellësi të nëntokës. PTK prej disa muajsh lansojë oferta të ndryshme dhe atraktive, pas një pauze disavjeçare si rrjedhojë e procesit të privatizimit dhe mungesës së investimeve që çuan kompaninë në ngecje.

PTK gjatë këtyre muajve ka lansuar oferta me çmime shumë konkuruese për konsumatorët, si produkti `Vera`, që mundëson bisedat dhe internetin e shpejtë nga bregdeti shqiptar me çmime si në Kosovë, paketën TRIP për të rinjtë, e cila ofron biseda pa limit për të rinjtë deri në moshën 27 vjec, Paketën Classic që mundëson bisedat me 4.5 cent për minutë, etj, etj. (PCWorld Albanian)

Vala në ekspansion! Edhe “Trepça” do të shfrytëzojë shërbimet e gjigandit kosovar të telekomunikacionit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)