Vala mbron privatësinë e konsumatorëve sipas Ligjit

Publikuar më: 13-08-2012
Vala mbron privatësinë e konsumatorëve sipas Ligjit

Operatori i telefonisë mobile Vala nuk ka marrë asnjë vërejtje nga Agjensia Shtetërore e të Dhënave Personale sa i përket mbrojtjes së të dhënave personale.

Pas një inspektimi të bërë Agjensia Shtetërore e të Dhënave Personale ka konstatuar se, sipas ligjit 03/L-172 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, operatori Vala ka përmbushur plotësisht të gjitha kërkesa që dalin nga ky Ligj.

Ky është një lajm i mirë që do të thotë se të gjithë konsumatorët e operatorit Vala do të jenë plotësisht të sigurtë kur bëhet fjalë për ndonjë keqpërdorim të të dhënave të tyre personale.

Në kontekstin e mbrojtjes ligjore të të dhënave personale të konsumatorëve të saj, Vala ka bërë asgjësimin e të gjitha kopjeve fizike të dokumenteve të depozituara me rastin e verifikimit të të dhënave personale në pajtueshmëri me vendimin ligjor të Agjensisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Vala me qëllim të ngritjes më të lartë të nivelit të sigurisë së dokumentacioneve të konsumatorëve dhe duke u bazuar në ligjin e lartëpërmendur, pas verifikimit të nevojshëm të të dhënave të deklaruara gjatë regjistrimit dhe në përmbushje të obligimeve ligjore, ka ndërrmarë të gjitha masat e nevojshmë për sigurimin e dosjeve fizike sipas nenit 14 pika 1.1. të Ligjit 03/L-172 për mbrojtjen e të dhënave personale.

PTK mbetet më se e përkushtuar për t’i mbrojtur konsumatorët e saj nga të gjitha veprimet e jashtëligjshme e poashtu në të njëjtën kohë edhe për zbatimin e plotë të ligjit, duke garantuar privatësi të plotë për përdoruesit e shërbimeve të veta. (PCWorld Albanian)

Vala mbron privatësinë e konsumatorëve sipas Ligjit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)
  • Ariana Sadiku

    Nuk eshte e vertet, ka disa faktore ( punetore ) te Vala-s, te cilet perveq qe hyjn ne privatesi te cilitdo klient qe dojn, poashtu abuzojne me privatesine e tyre … Vala nuk ka asnje siguri ne mbrojtjen e shenimeve apo privatesise, perndryshe i duhet nje grusht i forte qe ti stabilizoj, sidomos ata deshtaket te cilet e marrin rrogen e larte nga Vala vetem duke i pergjuar klientat e caktuar.
    Turp, sidomos nga Menaxheret qe nuk i mbikqyrin punetoret as log-at e navigimit te tyre ne sistem.

  • Ermal

    shum e vertet edhe sidomos ka shum idiota qe punojn n'sportele qe keqperdorin privatsin e kom pas rast me pa kur nje i vogel u shku me mbush telefonin e nuk i ka dergu paret hiq… e ka shum shum sene tjera qe nuk i permbahen hiq hiq hiq…