Vala irriton abonentët me kontratë, gabon me faturimin

Publikuar më: 07-07-2016

zs8CuQRCDisa përdorues të shërbimit me kontratë të telefonisë mobile ofruar nga operatori mobil në pronësi të Postës dhe Telekomit të Kosovës, Vala, kanë raportuar pranë redaksisë së PCWorld Albanian se u janë dërguar faturime të pasakta përgjatë periudhës Qershor-Korrik.

Një foto e një SMS-je dërguar pranë redaksisë së PCWorld lidhur me ngjarjen shkruhej: “Faleminderit për shfrytëzimin e shërbimit VALA, ju njoftojmë që për të shfrytëzuar numrin +377xxxxxxx edhe pas datës 12.07.16 luteni të paguani borxhin prej xxx Euro.”

Megjithatë nuk ka vonuar edhe rregullimi nga ana e operatorit Vala i cili u bëri me dije konsumatorëve duke u kërkuar falje se do të korrigjohen këto fatura të pasakta në një mesazh të dytë: “Të nderuar konsumatorë, kërkojmë falje për gabimin në shumën e cekur për borgj. Së shpejti do të merrni shumën e saktë.”

VALA_Gabime-me-borxheNgelet e paqartë arsyeja e kësaj ngjarje dhe sa konsumatorë janë prekur por padyshim këta të fundit u shprehen të irrituar lidhur me situatën. Redaksia e PCWorld.al ka kontaktuar me operatorin i cili akoma nuk ka dhënë përgjigje konkrete.

Vala është operatori lider në tregun e shërbimeve mobile në Kosovë e cila në fund të 2015-tës zotëronte 52.4 % të tregut ndjekur nga IPKO me 37.9 % të tregut. Edhe pse viti i kaluar rezultoi mjaft aktiv për lidershipin dhe konsumatorët e kompanisë, shifrat flasin për një rënie të vazhdueshme ndërsa vitet e fundit kanë dështuar disa procese privatizimi të Telekomit të Kosovës. (PCWorld Albanian)

Vala irriton abonentët me kontratë, gabon me faturimin
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)