Vaio, Toshiba dhe Fujitsu pranë formimit të një konsorcium të prodhimit të kompjuterave

Publikuar më: 17-02-2016

vaio_pro_13_mk2_black_03-100639945-largeJanë shtuar spekulimet se Vaio, Fujistu dhe Toshiba po kombinojnë operacionet e tyre për të krijuar një kompani gjigande të prodhimit të kompjuterave. Vaio aktualisht është në bisedime me dy rivalët e saj japonezë çka do të rezultonte në formimin e një kompanie të re sipas Bloomberg Bussines.

Kjo shkrirje nuk prek asnjë divizion tjetër të Toshiba dhe Fujistu përveç atij të prodhimit të kompjuterave. Aktualisht Toshiba po përjeton një periudhë shumë të vështirë pas skandalit të financave vitin e shkuar.

Nëse ky plan funksionon, strategjia dhe lidershipi i përket e gjitha Vaio. Kompjuterat e prodhuar nga ky konsorcium do të shiten fillimisht në Japoni dhe mëpas në të gjithë botën. Megjithatë lajmet në këtë drejtim nuk janë të mira sepse firma analitike Gartner raporoi një rënie me 8.3 % të tregut të kompjuterave në 2015-tën dhe e njëjta parashikohet edhe në 2016-tën. (PCWorld Albanian)

Vaio, Toshiba dhe Fujitsu pranë formimit të një konsorcium të prodhimit të kompjuterave
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)