Ushtria e Kosovës do të shfrytëzojë produktet dhe shërbimet që ofron PTK/VALA

Publikuar më: 09-06-2015

Marreveshja me FSK_3Ushtria e Kosovës hyn në VALA. Ky ishte titulli që shoqëronte një njoftim për shtyp të Postës dhe Telekomit të Kosovës në lidhje me marrëveshjen më të re. Ushtarët, oficerët dhe personeli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, institucion i cili shpejt pritet të transformohet në Ushtrinë e Kosovës, që nga dita e sotme, do të përdorin edhe shërbimet dhe produktet e opraratorit publik, PTK\Vala.

Mbi 2.700 ushtarë dhe oficerë të këtij institucioni, do të përdorin shërbimet e Vala-s. Agron Mustafa, Shefi ekzekutiv i PTK-së bëri të ditur për kompaninë që ai drejton, se përdorimi i produkteve të Vala nga ana e Ushtrisë së Kosovës, paraqet një emocion të veçantë dhe është thellim i bashkëpunimit të mëtejshëm me FSK-në.

“Jemi të vetëdijshëm që Forca e Sigurisë së Kosovës nuk është një klient i zakonshëm. Është një institucion që përfaqëson sigurinë dhe të ardhmen e sigurtë të shtetit tonë. Me FSK-në, ne VALA ndihemi më të fortë dhe më të sigurtë”, deklaroi Drejtori Menaxhues i PTK-së, Agron Mustafa.

Nënshkrimi i kontratës me këtë institucion, bëhet më i veçantë duke pasur parasysh edhe faktin tjetër, që shumë shpejt pritet të bëhet transformimi dhe kalimi i FSK në Ushtri të Kosovës, pas një vendimi që pritet të marrë Kuvendi i Kosovës.

Marreveshja me FSK_5

“Ne si menaxhment i PTK-së, do të përpiqemi të jemi sa më cilësorë dhe efikas në zbatimin e kontratës dhe ofrimin e shërbimeve sa më të mira për ushtarët, oficerët dhe personelin e ushtrisë sonë”, tha më tej, Agron Mustafa.

Nga ana tjetër, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Forcave të Sigurisë së Kosovës, tha se nënshkrimi i kësaj marrëveshje është një hap i rëndësishëm për Forcën e Sigurisë së Kosovës, që të ketë shërbime cilësore nga operatori më i madh në vend.

“Të kesh shërbimet e Vala është një sukes i madh kur dihet serizositeti dhe kompaktësia e operatorit më të madh në vend siç është PTK/Vala”, pohoi Shkëlzen Sylaj, sekretar i Përgjithshëm i MSFK-së.

Një muaj më parë, PTK lansoi për herë të parë shërbimin 4G të internetit të shpejtë, ndërsa ky shërbim do të jetë cilësor dhe i njëjtë, sikurse në vendet më të zhvilluara, pas lejimit të brezit të ri shtese frekuencor nga ana e Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit, ARKEP, vendim që pritet të merret gjatë këtij muaji.

Gjithashtu, PTK gjatë këtyre muajve ka lançuar produktet mjaft atraktive dhe me çmime shumë konkuruese për konsumatorët, si produkti `Vera`, që mundëson bisedat dhe internetin e shpejtë nga bregdeti shqiptar me çmime si në Kosovë, paketën TRIP për të rinjtë, e cila ofron biseda pa limit për të rinjtë deri në moshën 27 vjec, Paketën Clasic që mundëson bisedat me 4.5 cent për minutë, etj, etj. (PCWorld Albanian)

Ushtria e Kosovës do të shfrytëzojë produktet dhe shërbimet që ofron PTK/VALA
1 vote, 5.00 avg. rating (92% score)