Usain Bolt thyen rekord edhe në Twitter

Publikuar më: 13-08-2012
Usain Bolt thyen rekord edhe në Twitter

Nëse ju menduat që Usain Bolt është kampion vetëm vrap, jeni gabuar.

Pasi 25 vjeçari nga Xhamajka ka arritur të fitojë garën prej 200 m, duke u bërë kështu vrapuesi i parë që fitoi medalje të artë në 100 dhe 200 metra njëra pas tjetër në garën individuale, gjithashtu së bashku me tre bashkëkombas të tjerë solli medaljen e artë në garën 4x100 m për Xhamajkën.

Mbi të gjitha dhe më interesantja është se ai gjithashtu ka vendosur një rekord tjetër: Një rekord në Twitter.

Mbi 80,000 cicërima për minutë (TPM) ishin dërguar kur ai fitoi të artën. “@usainbolt vendos një rekord të ri të bisedës të Lojërave Olimpike me mbi 80,000 TPM për fitoren e vet prej 200m,” lajmëroi Twitter në një cicërimë.

Vetë Usain cicëron dhe ai iu tregoi të gjithëve dy ditë më parë në një konferencë për shtyp që ta ndjekin këtë shërbim. Ai poashtu posedon fotografitë e veta nga lojërat olimpike.

Menjëherë pasi fitoi vrapimin prej 200m, ai mori një kamerë DSLR nga një fotografues nga Skandiavia dhe filloi që të fotografonte veten.

Sipas Telegraph, ai argëtoi turmën brohoritëse duke u pozicionuar anash, si dhe duke lëkundur kamerën mes shtegut dhe stadiumit.

Fotografitë që Bolt mori janë ngarkuar në gazetën skandinave, Aftonbladet. (PC World Albanian)

Usain Bolt thyen rekord edhe në Twitter
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)