UP Global, Startup Weekend dhe një sërë programesh të tjera, tani janë nën zotërimin e Techstars

Publikuar më: 17-06-2015

email-1Ditën e sotme, Techstars ka pasuruar portofolin e saj duke blerë një sërë organizatash apo programesh të rëndësishme sic janë UP Global, Startup Weekend, Startup Week, Startup Next dhe Startup Digest. Marrëdhëniet mes Techstars dhe UP Global datojnë që në vitin 2007, atëherë kur lindi dhe ideja për krijimin e Startup Weekend. Startup Weekend mori jetë në formën e një komuniteti në të cilin mund të bënin pjesë dhe të shkëmbenin idetë e tyre studentët e klasave të Techstars. Së bashku këto organizata kanë ndërtuar programe dhe burime për cdo fazë të procesit të sipërmarrjes duke filluar që nga trajnimet e sipërmarrësve, financimi, bashkpunimi, promovimi etj.

Të gjitha programet e UP Global, tashmë do të jenë pjesë e Techstars por ndërkohë do të jenë të pavarur në veprimtarinë e tyre në nivelin e komunitetit. Programet do të vazhdojnë të funksionojnë ashtu si dhe tani por sigurisht që priten zhvillimi dhe zgjerime të ndjeshme të tyre. Nuk do të mungojë gjithashtu mbështetja nga Google for Entrepreneurs. Për më tepër janë eleminuar dhe taksat mbi programin Startup Next, duke mundësuar kështu që sipërmarrësit të kenë më shumë përfitime.

Duke u bërë një e vetme me UP Global, Techstars mund të vazhdojë të përshpejtojë ritmin e inovacionit duke i dhënë kështu një shtysë të rëndësishme sipërmarrësve të rinj, duke siguruar mbështetje për komunitetet sipërmarrëse dhe rritjen e këtij ekosistemi në tërësi në gjithë botës. Ky bashkpunim i ngushtë nuk do të jetë vetëm në të mirë të programeve të lartpërmendur por do të sjellë pëfitime dhe në gjithë startup-et në përgjithësi. CEO i UP Global do të vazhdojë të mbetet po i njëjti, Marc Nager. Ndërkohë që i gjithë stafi i UP Global do të bashkohet atij të Techstars duke mbështetur kështu komunitetin në mënyrë që të gjithë bashkë të jenë të fokusuar drejt manaxhimin dhe zgjerimit të programeve ekzistuese acelator, pse jo dhë të lindin ide për programe të reja. Në besojmë se ky partneritet do të jetë një lajm i mirë për të gjithë sipërmarrësit kudo që ata janë. (PC World Albanian)

UP Global, Startup Weekend dhe një sërë programesh të tjera, tani janë nën zotërimin e Techstars
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)