Universiteti i Prishtinës mirënjohje për ekipin organizativ dhe katër kandidatë të Albanian ICT Awards

Publikuar më: 07-07-2016

IMG_1721Pas një tjetër edicioni të suksesshëm të Albanian ICT Awards për të identifikuar kontributin e shqiptarëve në fushën e teknologjisë dhe informacionit, sot në Unversitetin të Prishtinës u mbajt një ceremoni e shpërndarjes së mirënjohjeve për disa prej finalistëve të edicionit të katërt të cilët Universiteti i Prishtinës i vlerësoj për pjesëmarrje dhe promovim të vlerave të UP-së.

Sot më 7 Korrik në një ceremoni solemne të organizuar në zyrat e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, Rektori Marjan Demaj, shpërndau mirënjohje për Prof. Dr. Blerim Rexha, Arta Shehu Zaimi, Arlinda Sheholli dhe Ilir Murturi në shenjë vlerësimi për kontributin dhe arritjet e tyre të dalluara në fushën e teknologjisë së informacionit dhe promovimin e Universitetit të Prishtinës.

IMG_1697Në mbrëmjen Gala të datës 29 Prill të edicionit e katërt të Albanian ICT Awards, Prof. Dr Blerim Rexha Shef i Departamentit të Informatikës pranë FIEK u shpall fitues i Çmimit ICT Akademiku i Vitit. Ndërkaq Arta Shehu Zaimi ishte finaliste në Kategorinë ICT Femra e Vitit me projektin jCoders, Arlinda Sheholli finaliste në kategorinë ICT Diploma e Vitit me projektin e-Health për iOS dhe së fundit Ilir Murturi finalist i kategorisë ICT Diploma e Vitit me projektin Improving Quality of Election Process using Crowdsourcing Techniques.

Gjatë kësaj ceremonie nderuan me pjesëmarrjen e tyre, Rektori i Universitetit të Prishtinës Prof. Dr. Marjan Demaj, Teuta Pustina Krasniqi Mbikëqyrëse për Zhvillim dhe Cilësi Prof.Asoc.Dr. Naser Sahiti Mbikqyrës për Mësimdhënien dhe Çështjet Studentore.

IMG_1704Rektori i UP-së falënderoi profesorët dhe studentët të cilët përfaqësuan Universitetin e Prishtinës në edicionin e katërt të Albanian ICT Awards dhe njëkohësisht u shpreh i gatshëm për të mbështetur dhe shpërblyer të gjithë akademikët dhe studentët të cilët përfaqësojnë dhe promovojnë Universitetin e Prishtinës.

Ndërsa secili të prej projekteve ndër vite distancohet nga njëri tjetri në një formë apo tjetër, ato kanë një të përbashkët: impaktin e lartë shoqëror duke shfrytëzuar mënyra kreative të përdorimit të teknologjisë.

IMG_1713Duke vlerësuar arritjet e Albanian ICT Awards dhe duke dhënë garanci për një bashkëpunim më të ngushtë në edicionet e ardhshme, z. Demaj foli edhe për reformat në UP dhe ngritjen e cilësisë në arsim.

Albanian ICT Awards si forma më e lartë e vlerësimit të individëve të ICT-së në territoret shqipfolëse përgjatë këtij rrugëtimi katër vjeçar qartësisht ka nxjerr në pah ambicjet e saj të identifikimit të yjeve të inovacionit në fushën e teknologjisë së informacionit me synimin e vetëm të promovimit edhe të vlerave të një dimensioni tjetër siç është teknologjia.

Në kërkim të arkitektëve të së nesërme ky konkurs tashmë një traditë padyshim është shndërruar në një barometër të potencialit në ICT në mbarë trevat shqiptare. (PCWorld Albanian)IMG_1711

Universiteti i Prishtinës mirënjohje për ekipin organizativ dhe katër kandidatë të Albanian ICT Awards
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)