Universiteti i Singaporit ka ndërtuar një dron gjigand i aftë të transportojë njerëz

Publikuar më: 06-12-2015

snowstormledePadyshim që bordet pluskuese – HoverBoard – janë një komponent kyç i teknologjisë të së ardhmes drejt realizimit të idesë së makinave fluturuese. Shekulli 21 i përket i gjithi kësaj teknologjie të cilën një ekip pranë Universitetit të Singaporit synojnë ta sjellin pranë nesh që sot.

Protopi i ndërtuar quhet Snowstorm dhe është një mjet fluturues në formën e një droni gjigand i cili mund të akomodojë vetëm një person. Ky dron gjigand fluturon përmes 24 helikave që vendosura në një skelet metalik hekzagonal.

Megjithatë ky dron gjigand është dizenjuar të transportojë një person vetëm në ambjente të brendshme. Ky projekt i Universitetit Kombëtar të Singaporit synon të provojë se makinat fluturuese personale janë një mundësi reale.

Makineria mund të fluturojë vetëm për 5 minuta kjo edhe falë limiteve vetëm në ambjentet e brendshme. Po ky dron ka edhe një rrezikshmëri sepse mbi kokën e drejtuesit sillen disa helika të cilat mund të dëmtojnë rëndë personin gjatë një përplasjeje.

I rëndësishëm ngelet inspirim që ofron Snowstorm drejt ndërtim të mjeteve të tjera të ngjashme që mbase në një të ardhme të afërt do ti përdorim të gjithë. (PCWorld Albanian)

Universiteti i Singaporit ka ndërtuar një dron gjigand i aftë të transportojë njerëz
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)