Uebfaqja zyrtare Apple.com vjen e ridizenjuar

Publikuar më: 08-08-2015

screen-shot-2015-08-06-at-3-07-52-pm

Kishte ardhur koha që faqja e Apple ose ndryshe një nga dyqanet më të mëdhenj online të pësonte një ridizejnim. Po të klikoni tani e tutje në faqen e Apple, aty nuk do të gjeni më ndarjen Store, madje domeini ‘store.apple.com’ është hequr plotësisht.

Eksperienca e të blerit paraqitet tanimë në uebfaqe si një e tërë. Në vend që të kërkosh diku informacion për produktet dhe ta porosisësh atë në një seksion tjetër, tanimë mund të bëni të dyja këto veprime në të njëjtin vend. Çdo produkt do të jetë i prezantuar me fotot, informacionin, çmimin apo disponueshmërinë në një vend.

Përveç kësaj Apple ofron dhe një eksperiencë të re për ata që janë të interesuar në blerjen e aksesorëve. Një çantë blerjesh e unifikuar, ju ndjek në çdo seksion që jeni dhe ruan produktet për të cilat keni interes. Një zëdhënës i Apple deklaroi se Apple.com është ridizenjuar pasi dihet që konsumatorët duan të eksplorojnë dhe të blejnë në një vend. Apple.com sjell më të mirën e faqes që ka ekzistuar deri më sot. Në Apple.com është më e lehtë se kurrë për të blerë një produkt.

Më shumë se 1 miliard konsumatorë vizitojnë dyqanin online të Apple në ditë, nga 40 shtete të ndryshme të botës. Kjo faqe cilësohet si një nga më të vizituarat në internet bazuar në renditjen sipas trafikut online. Uebfaqja e re e Apple është tanimë e disponueshme në çdo vend të botës. (PC World Albanian)

Uebfaqja zyrtare Apple.com vjen e ridizenjuar
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)