Ueb aplikacioni Skype tani funksionon pa softuerë shtesë në Microsoft Edge

Publikuar më: 15-04-2016

skypeedge-100656351-largePas gjashtë muajsh me premtimin se ueb aplikacioni Skype do të funksionojë pa nevojën e shtojcave, Microsoft ka bërë realitet këtë premtim vetëm për një numër të kufizuar përdoruesish.

Përdoruesit e shfletuesit të ri Microsoft Edge do të mund të realizojnë thirrje me video dhe Audio në Skype.com, Outlook.com. Office Online dhe OneDrive pa nevojën e një softueri shtesë.

Ky është vetëm hapi i pari i një shërbimi terësisht të bazuar në ueb dhe të pavaruar nga softuerët shtesë. Megjithatë disa funksionalitete të shfletuesit si thirrjet në grup mes Skype në ueb dhe desktop kërkon akoma një shtojcë. Gjithashtu transmetimi i ekraneve dhe thirrjet drejt numrave fiks apo mobil kanë nevojë për një shtojcë që të realizohen.

Edhe pse Microsoft po vë në funksion standartin WebRTC për të bërë të mundur ofrimin e shërbimit pa softuerë shtesë, të tjerë shfletues që mbështetin këtë standart si Firefox dhe Chrome nuk mbështeten. Microsoft premtoi mbështetjen për dy të fundit pasi të kenë implementuar kodeksët H.264. (PCWorld Albanian)

Ueb aplikacioni Skype tani funksionon pa softuerë shtesë në Microsoft Edge
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)