Ueb aplikacioni i WhatsApp tani i disponueshëm dhe në iPhone

Publikuar më: 21-08-2015

whatsappSi fillim versioni ueb i aplikacionit të njohur të komunikimit WhatsApp, mbërriti në Chrome dhe Android. Tanimë është momenti që WhatsApp Web të jetë i disponueshëm dhe në iPhone.

WhatsApp Web i lejon përdoruesit të komunikojnë direkt nga një shfletues pa qënë nevoja e përdorimit të aplikacionit. Në këtë mënyrë eksperienca që ofron WhatsApp mbërrin dhe në ekranet e kompjuterave dhe tabletave.

Kjo vonesë e ardhjes në platformën iOS erdhi si pasojë e kufizimeve të platformës së Apple. Por pritja ka marrë fund dhe përkrah pajisjeve si Android, BlackBerry dhe Windows do të renditet dhe iPhone. Për të përdorur WhatsApp web mjafton të drejtoheni në faqen web.whatsapp.com dhe të skanoni kodin QR që përkon dhe me aplikacioni WhatsApp në pajisjen tuaj mobile. Pasi skanimi të ketë përfunduar atëherë ju mund të shfrytëzoni të gjitha funksionalitetet që ju ofron ky shërbim përmes uebit. (PC World Albanian)

Ueb aplikacioni i WhatsApp tani i disponueshëm dhe në iPhone
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)