Udhëzues për So.Cl

Publikuar më: 22-05-2012

So.Cl ndryshon nga rrjetet tjera sociale si Facebook, Twitter, e Google+. Rrjeti social i Microsoft nuk është një vend ku mund të lidheni me miqtë tuaj dhe shpërndani momente të rëndësishme nga jeta juaj.

Në fakt, So.cl më shumë ngjanë me një tryezë imazhesh ku postoni dhe shpërndani përmbajtje të vendosur në Internet bazuar në kategori të ndryshme të interesave tuaja siç janë veturat, filmat dhe sporti. Të gjitha këto janë të filtruara nga vegla kërkuese e Bing.

Ky shërbim ishte shfaqur për herë të parë në dhjetor të vitit të kaluar, duke pasur objektiv kryesisht studentët. Tani So.cl është në dispozicion për të gjithë të interesuarit të cilët mund të fillojnë të shfrytëzojnë këtë shërbim duke përdorur kredencialet e tyre të Windows Live apo Facebook.

Por, para se të filloni të shfrytëzoni edhe një rrjet social ja vlenë t’ja hedhni një sy sugjerimeve dhe informatave themelore rreth këtij rrjeti social. Ja një përmbledhje e shkurtër për këtë rrjet social

Regjistrimi
Ju mund të futeni në So.cl duke përdorur llogarinë tuaj të Facebook apo Windows Live ID. Përdoruesit e parë nuk kanë hasur në ndonjë problem kur kanë provuar të lidhen me Windows Live ID, por lidhja me Facebook ka sjellë pak telashe fillestare duke njoftuar se duhet të presin një ftesë në email për të përdorur këtë rrjet. Prandaj, ndoshta më së miri është të regjistroheni me Windows Live ID që të keni çasje të menjëhershme në So.cl.

Pasi të regjistroheni do të shihni një dritare të re që do të ju sugjeron disa kategori të interesave të përgjithshme që i interesojnë shumicës së njerëzve. Butonët në këtë dritare nganjëherë nuk funksionojnë, por megjithatë interesat tuaja mund t’i vendosni më vonë.

Eksploroni
Pasi të regjistroheni në So.cl ju do të kaloni në një faqe që quhet Explore. Këtu kolona kryesore është e mbushur me kategori të interesave të përgjithshme që mund të ndiqni.

Në anën e majtë është kolona naviguese me linqe si Feed, Post, Profile, Video Parties, dhe Interests. Kolona naviguese, gjithashtu përdor edhe nën-skedarë për secilën lidhje naviguese. Këto lidhje dytësore të navigimit ju mundësojnë të kontrolloni çfarë shohin të tjerët në Feed-in tuaj dhe çfarë lloj përmbajtjeje do të shpërndani në postimet tuaja.

Udhëzues për So.Cl
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)