Lajmet

Ubuntu 16.04 LTS vjen me ndryshime radikale në ndërfaqen Unity 7

Apr 25 2016
0 Shpërndarje
Ubuntu 16.04 LTS vjen me ndryshime radikale në ndërfaqen Unity 7

ubuntu-16.04-xenial-xerus-100656151-largeDesktopët Ubuntu nuk kanë evoluar shumë që nga debutimi i Ubuntu 14.04 LTS para dy vitesh. Ky trend pritet të ndryshojë pas debutimit të Ubuntu 16.04 me emrin e koduar Xerus i cili sjell ndryshime të mëdha në ndërfaqen klasike Unity 7 të sistemit operativ.

Version 7.4 i Unity sjell eksperiencën më të mirë ofruar ndonjëherë nga kjo ndërfaqe. Rezultatet e kërkimit online, të cilat shumë përdorues i quanin përgjues, janë të çaktivizuara. Ubuntu nuk ka për të dërguar më rezultatet kërkimi nga uebi gjatë një kërkimi lokal.

Gjithashtu ky version, bën të mundur zhvendosjen e lançuesit të aplikacioneve në fund të ekranit. Më në fund! Qendra e Softuerit të Ubuntu tashmë i përket të kaluarës dhe GNOME Software i është bashkuar platformës, një qasje kjo e adoptuar kohë më parë nga Fedora.

ubuntu1604lts-100656784-orig

Ubuntu 16.04 sjell mbështetje për formatin tjetër të aplikacioneve krahas atyre Deb, “Snap”. Aplikacionet Brasero dhe Empathy gjithashtu nuk janë më të integruara megjithëse mund të instalohen nga GNOME Software ndërsa dy aplikacione të reja si GNOME Calendar dhe Cheese Webcam i janë bashkuar platformës. Në brendësi do të gjeni versionin 4.4 të kernelit Linux i cili ofron mbështetje për proçesorët Intel Skylake.

Në aspektin e grafikave versioni më i fundit i Ubuntu përmban avantazhe por edhe disavantazhe. Version 16.04 LTS sjell mbështetjen për arkitekturën AMDGPU e cila do të kontribojë në ngushtimin e hendekut të performancës me grafikat Nvidia. Për fat jo të mirë, Ubuntu 16.04 nuk mbështet më driverat AMD Catalyst.

Çfarë u bë me konvergjencën?

Ubuntu 16.04 LTS është një version i platformës e cila do tu shërbejë përdoruesve për disa vite. Megjithatë, konvergjenca e cila do të heqë kufinjtë mes desktopëve dhe platformave mobile,  po vonon.

Në të vërtetë konvergjenca është projekt i Unity 8, e cila nuk është përfshirë në Ubuntu 16.04 por mund të instalohet nga depot. Nëse gjërat shkojnë siç janë planifikuar, do të jetë Ubuntu 16.10 që do të sjellë Unity 8 duke u lënë zhvilluesve dy vite kohë gjer në versionin e ardhshëm LTS (Long Term Support) të Ubuntu 18.04 për ta përmirësuar dhe ofruar për një audiencë më të gjërë. (PCWorld Albanian)

Tags >

ubuntu
Lajmet e fundit>