Ubuntu 16.04 braktis Qendrën e Softuerit në favor të GNOME Software

Publikuar më: 21-12-2015

ubuntu-software-center-100634230-largeUbuntu 16.04 LTS do të dërgojë për “skrap” Qendrën e Softuerit të Ubuntu debutuar në 2009-tën. Kjo do ti hapë rrugën aplikacionit GNOME Software për ta zëvendësuar një herë e mirë dyqanin ambicioz të aplikacioneve në Ubuntu.

Në të vërtetë planet e Caonical kanë rënë në sy kohë më parë teksa Qëndra e Softuerit po degradonte me çdo version të ri të sistemit operativ. Edicioni MATE i Ubuntu e ka braktisur qëndrën e softuerit kohë më parë.

Nga ana tjetër GNOME Software është zhvilluar dukshëm përgjatë viteve të fundit. Prezent në sistemin operativ Linux, Fedora, ky dyqan aplikacionesh ofronte performancën dhe stabilitetin që kërkonin përdoruesit e Ubuntu.

welcome-to-gnome-software-on-fedora-100634231-largeKjo lëvizje e Caonical është pritur mirë nga zhvilluesit dhe me GNOME Software Center nuk do të mungojë mbështetja për vlerësimet dhe komentet adoptuar nga Qëndra e Softuerit të Ubuntu.

GNOME Software gjithashtu ofron një ndërfaqe posaçërisht për instalimin e përditësimeve bazuar në UEFI për të gjithë kompjuterat modernë. Me Ubuntu 16.04 do të largohen edhe aplikacionet Brasero dhe Empathy të cilët do të jenë të disponueshëm për tu shkarkuar po jo si pjesë integrale e sistemit operativ. (PCWorld Albanian)

Ubuntu 16.04 braktis Qendrën e Softuerit në favor të GNOME Software
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)