Ubuntu 16.04.1 sjell përmirësime në instalimin e softuerëve dhe desktopin Unity

Publikuar më: 25-07-2016

ubuntu-16.04-xenial-xerus-100656151-largeCaonical sapo ka publikuar Ubuntu 16.04.1 dhe është versioni i parë që nga debutimi i Ubuntu 16.04 “Xenial Xerus”. Të gjitha ndryshimet mund ti provoni duke shkarkuar verionin më të fundit në përmes uebfaqes së Ubuntu.

Nëse keni të instaluar Ubuntu 16.04 e vetmja gjë që duhet të bëni është të instaloni përditësimet automatike përmes aplikacionit “Update Manager”. Versione të tilla përdoren kryesisht për instalime të pastra dhe të reja. Ato përmbajnë përditësimet më të fundit të sigurisë, rregullime gabimesh dhe përmirësime të stabilitetit dhe performancës.

Por disa versione të tilla përmbajnë edhe shtesa në aspektin e harduerit siç do të jetë rasti i Ubuntu 16.04.2 i cili do të publikohet në Shkurt të 20167-tës dhe do të përmbajë versione të reja të kernel që rrisin stabilitetin e sistemit operativ.

Përveç numrit të lartë të përditësimeve të sigurisë dhe rregullimeve të gabimeve, Caonical ka aplikuar disa ndryshime në desktopin e Ubuntu 16.04. Nëse e keni mbajtur sistemin operativ të përditësuar këto ndryshime duhet të jenë aplikuar tashmë.

Aplikacioni i instalimit të softuerëve, GNOME Software, gjithashtu është përmirësuar. Tashmë mund të kërkoni dhe instaloni paketat Snap. Gjithashtu mund të instaloni pako .deb nga palët e treta si në rastin Steam, Google Chrome dhe Skype. Desktopi Unity është në modalitetin e ulët të grafikave përmban më pak animacione. Përshembull nëse përdorni Ubuntu 16.04 në një makinë virutale pa driverat e grafikave 3D, Unity do të performojnë shumë më mirë duke ulur shfrytëzimin e harduerit.

Ubuntu 16.04.1 përmban të gjitha përditësimet e sigurisë gjer në datën 19 Korrik. Të reja mund të shkarkohen pasi të jetë instaluar përmes Update Manager. (PCWorld Albanian)

Ubuntu 16.04.1 sjell përmirësime në instalimin e softuerëve dhe desktopin Unity
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)