Universiteti për Biznes dhe Teknologji zyrtarisht me “CERT division”

Publikuar më: 29-06-2016

billboard--cert-post_lajmiNë kuadër të UBT-së dhe Qendrës për Siguri Kibernetike dhe Privatësi (QSP), për herë të parë në vend, është krijuar Computer Emergency Response Team division, me emërtimin zyrtar “UBT-CERT” (http://csp.ubt-uni.net/cert/).

Ky divizion ka për detyrë formimin e ekipit të ekspertëve të sigurisë kibernetike, që do të jenë të gatshëm në përballje, trajtim, analizë dhe dhënie të rekomandimeve për incidentet, rastet e sigurisë kibernetike për sektorin akademik, privat dhe publik.

Misioni dhe vizioni i “UBT-CERT” mbetet që, në përkushtim me të gjitha palët e interesit, të marrin pjesë dhe të zgjidhin sfidat e sigurisë kibernetike.

Në bazë të dokumentit “Strategjia e Sigurisë Kibernetike për UBT-CERT” shërbimet që do të ofrohen definohen përmes kategorive në vijim: Shërbime reaktive; Shërbime proaktive; Security quality management.

Fokusi mbetet në sektorin akademik, duke ofruar shërbimet e “UBT-CERT” universiteteve, qendrave kërkimore, institucioneve publike dhe ndërkombëtare.

CERT divizioni udhëhiqet e menaxhohet nga Atdhe Buja, ekspert i sigurisë kibernetike dhe i certifikuar si Ethical hacker.

Nga dokumenti “Strategjia e Sigurisë Kibernetike për UBT-CERT” dalin objektiva që definojnë qartë fushëveprimin dhe funksionet e “UBT-CERT”: Pjesëmarrja në incidentet; Aktivitetet e sigurisë kibernetike në vend dhe ndërkombëtare; Krijimi i mekanizmit të besueshëm për shkëmbim të informacionit; Forcimi i nivelit të sigurisë brenda CERT-UBT; Zhvillimi i ndërfaqes për raportimin e incidentit; Kontribuimi dhe promovimi i vetëdijesimit qytetar për sigurinë kibernetike; Mundësi për të zhvilluar aftësitë praktike për studentët e UBT-së; Ngritja e kapaciteteve për përgjigje në raste incidenti; Bashkëpunimi ndërkombëtar; Pjesëmarrje në hulumtim e zhvillim në kuadër Qendrës për Siguri Kibernetike dhe Privatësi (QSP); Mekanizmi i vlerësimit strategjisë dhe objektivave.

Synim i vazhdueshëm është dhe mbetet akreditimi i “UBT-CERT” në organizatat ndërkombëtare të fushës së mbrojtjes për Siguri Kibernetike. (PCWorld Albanian/UBT)

Universiteti për Biznes dhe Teknologji zyrtarisht me “CERT division”
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)