UBT CERT e liston Kosovën në Agjencinë Evropiane të Rrjeteve dhe Sigurisë së Informacioneve (ENISA)

Publikuar më: 04-11-2016

dcim2016071000000000000000000000001111UBT-CERT, pas kërkesës drejtuar Agjencisë Evropiane për Rrjet dhe Siguri të Informacioneve (ENISA) ka arritur që ta listojë Republikën e Kosovës në mesin e shteteve të EU-së, të regjistruara në këtë agjenci.

Menaxheri i UBT-CERT, Atdhe Buja, tha se ENISA u jep mundësi shteteve Europiane që të regjistrojnë aktivitetet në kuadër të sigurisë kibernetike kudo në botë në këtë agjenci, përmes regjistrimit online në platformën: https://cybersecuritymonth.eu/new-event.

“Kjo e fuqizon rolin tonë në arenën ndërkombëtare, duke na e njohur edhe vendin dhe duke i njohur automatikisht të gjitha ngjarjet e organizuara nga UBT-CERT”, u shpreh Z Buja.

Nga data 1-31 Tetor zuri vend muaji i sigurisë kibernetike, domethënë muaj i ndërgjegjësimit dhe promovimit të një sigurie të tillë dhe komplekse. Kjo fushatë u organizua nga nga ENISA, një agjensi Europiane me seli në Athinë ku nga 2004 kontribon aktivisht në zhvillimin e kulturës së sigurisë së informacionit online. (PCWorld Albanian/ UBT)

UBT CERT e liston Kosovën në Agjencinë Evropiane të Rrjeteve dhe Sigurisë së Informacioneve (ENISA)
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)