UBT CERT dhe ALCIRT nënshkruajnë marrëveshje mirëkuptimi për sigurinë kibernetike

Publikuar më: 29-07-2016

UBT-CERTUBT CERT dhe ALCIRT kanë nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi në fushën e sigurisë kibernetike. UBT ështëpërfaqësuar nga Sekretari Artan Tahiri dhe menaxheri i UBT-CERT, Atdhe Buja. Nënshkrimi ka ndodhur pas takimit të këtyre të fundit me Jona Josifin dhe Argena Prendin – specialiste tëAgjencisë Kombëtare për Sigurinë Kompjuterike (ALCIRT), që funksionin në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë.

Marrëveshja bazohet në tri pika themelore: në parimin e interesit të ndërsjellë për përfitim e dy institucioneve, duke respektuar pavarësinë e njëri tjetrit.
Nëpikën e parë, palët pajtohen të promovojnë shkëmbimin e përvojave dhe krijimin e hapësirave për pjesëmarrje në aktivitetet ndërkombëtare për siguri kibernetike; bashkëpunimin në aranzhimin e punëtorive të përbashkëta me ALCIRT, për të shkëmbyer përvojat në fushën e sigurisë kibernetike; mbështetjen e ndërsjellë në rastet e incidenteve, trajtimit të sulmeve të mëdha kibernetike, si dhe në projekte të përbashkëta kërkimore, shkencore e hulumtuese.

Në pikën e dytë të marrëveshjes, ndërkaq, UBT – CERT i vë në dispozicion ALCIRT-it programet dhe trajnimet, që kanë për qëllim ngritjen dhe avancimin e stafit të tyre, në përputhje me politikat e miratuara paraprakisht nga palët.
Pika e tretë dhe e fundit parasheh që institucionet përkatësetë afrojnë hapësira të nevojshme dhe pajisje, me qëllim të realizimit të qëllimeve të parapara, sipas marrëveshjes së mirëkuptimit. (UBT CERT/ PCworld Albanian)

UBT CERT dhe ALCIRT nënshkruajnë marrëveshje mirëkuptimi për sigurinë kibernetike
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)