U shpallën fituesit e edicionit të katërt të shpërblimeve në fushën e teknologjisë dhe informacionit, Albanian ICT Awards

Publikuar më: 30-04-2016

13064500_602369553252908_4180817112449208207_oMbrëmja e datës 29 Prill kishte rezervuar supriza të shumta për pjesëmarrësit dhe finalistët e edicionit të katërt të Albanian ICT Awards. Organizuar pranë Hotel Sheraton Tirana, Mbrëmja Gala solli momentin e shumëpritur për të gjithë, shpalljen e fituesve të garës mbarëkombëtare në sektorin e teknologjisë së informacionit.

Tiranë, 29 Prill – Ishte Kushtrim Shala, bashkëthemelues i garës i cili hoqi siparin e Mbrëmjes Gala me fjalën e tij ku ndër të tjera tha: “Jam i bindur se në këtë mbrëmje do të ballafaqohemi me një inovacion plot vlera nga gjithë trevat shqiptare.”

Në këtë aktivitet nderuan me pjesëmarrjen e tyre zv. Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, z. Niko Peleshi, Ministrja e Inovacionit, Milena Harito, Nën Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Arbjan Mazniku dhe Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi.

13119881_602369723252891_7332716461261313551_o“Pjesëmarrja e përfaqësuesve të pushtetit qëndror dhe lokal nga Shqipëria dhe Kosova është një tregues i qartë për rëndësinë e Albanian ICT Awards për mbarë komunitetit ICT në trevat shqiptare.”  u shpreh kryetarja e Jurisë, Anni Dasho, lidhur me rëndësinë e këtij evenimenti

Në një fjalë të rastit, zv. Kryeministri Niko Peleshi ushqeu inkurajim tek pjesëmarrësit me fjalët: “Në këtë sallë mund të fshihet sekreti i Shqipërisë që duam të gjithë, i Shqipërisë të gjeneratës tjetër.”

13116522_602369933252870_3785510989029197479_oPlot shtatë kategori, TIK Inovacioni i Vitit, TIK Mobiliteti i Vitit, TIK Diploma e Vitit, TIK Ylli në ngritje i Vitit, TIK Shërbimi Publik më i mirë i Vitit, Akademiku i Vitit në TIK dhe Femra e Vitit në TIK – me 21 kandidatë të nominuar mes emocionit dhe shpresës treguan fuqinë e teknologjisë për të përmirësuar zhvillimin social e reflektuar në të gjitha projektet finaliste.

Një sistem e-learning zhvilluar nga Edmond Jajaga nga Dibra e Maqedonisë,  paisje e internetit të gjërave Animus Home nga Fidan Bytyqi dhe një printer 3D ndërtuar nga Rron Cena ishin projektet finaliste në kategorinë TIK Inovacioni i Vitit ku ky i fundit u shpall fitues.

13112779_602369549919575_6270305049398243914_oTIK Mobiliteti i Vitit dedikuar i gjithi shërbimeve bazuar në teknologjitë mobile shkoi për Baboon zhvilluar nga Genti Selenica. Të nominuarit në këtë kategori ishin Alen Saqe me projektin Dantem dhe Xhulio Mitre me projektin my Ikub.

Duke synuar shpërblimin e studentëve të cilët kanë studiuar në fushat e informatikës dhe shkencave kompjuterike, çmimi TIK Diploma e Vitit me të nominuar Arlinda Sheholli me projektin e-Health, Evio Abazi me projektin asistimit të drejtuesve të automjeteve dhe Ilir Murturi me projektin e përmirësimit të procesit të zgjedhjeve shkoi për Evio Abazin.

13086702_602370056586191_236279191117924664_oGara ka rezervuar edhe një vend për të rinj kreativë me çmimin TIK Ylli në Ngritje dedikuar moshave nën 18 vjeç. Çmimi shkoi për Bleart Kepuska. Dy finalistët e tjerë ishin Enxhi Hoxha dhe Flatra Thaqi.

Një çmim sugjeruar nga Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, Femra e Vitit në TIK dëshmoi një sukses të vërtetë në adresimin e hendekut gjinor në sektorin e teknologjisë së informacionit ku 30 % e kandidatëve ishin femra këtë edicion. Çmimi u rrëmbye nga Erisa Terolli ndërsa dy finalistet e tjera ishin Klea Mertenika dhe Arta Shehu Zaimi.

11259592_602370276586169_4751194533832245525_oNë kategorinë TIK Shërbimi Publik i Vitit ishin plot 5 finalistë nga Shqipëria dhe Kosova. AKSHI, Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor, dhe Bashkia Shkodër konkurruan nga Shqipëria ndërsa Ministria e Punës dhe Mirëqënies Sociale dhe Komuna e Prishtinës konkurruan nga Kosova me çmimet që shkuan për AKSHI me projektin e-Albania dhe Komunën e Prishtinën e-Kiosku.

Në përpjekje për të shpërblyer akademikët për kontributin e tyre të vyer në sektorin e teknologjisë së informacionit, çmimi TIK Akademiku i Vitit shkoi për Prof. Blerim Rexhën. Supriza e lajmëruar më parë ishte një çmim i ri këtë garë, TIK Hulumtuesi i Vitit, i cili shkoi për Dr. Shkelzen Cakaj.

13072653_602370403252823_6334103546578536714_oEdhe pse secili prej projekteve diferencohet nga njëri tjetri në një mënyrë apo tjetër, ato kanë një të përbashkët: impaktin e lartë shoqëror duke shfrytëzuar mënyra kreative të përdorimit të teknologjisë.

Vlerësimet u bënë nga një juri e përbërë prej ekspertësh të teknologjisë së informacionit nga mbarë trevat shqiptare drejtuar nga Anni Dasho Sharko dhe emra të shquar të industrisë në fjalë si Ilir Çapuni, Altin Petre, Visar Jasiqi, Erton Graceni, Gjergji Spaho, Elvis Bregu, Sokol Vladi, Endri Mataj, dhe Redi Neziri.

13087040_602369789919551_2639193028377921062_oShtëpia Botuese ICTSmedia shpreh falenderimin e madh ndaj të gjithë mbështetësve, partnerëve, sponsorëve tradicional Fondacioni Dritan Hoxha, Banka Raifeissen, Albsoft, Universiteti New York i Tiranës, Digitalb, Top Channel, Ami Event, Microsoft, GIZ, Abissnet, jurisë me gjykimin e saj profesional, kontributorëve dhe të gjithë aplikantëve që kontribuan në realizimin e një tjetër edicioni edhe më të suksesshëm të Albanian ICT Awards. (ICTSmedia)

Lista e Fituesve:

  • Albanian ICT Awards – ICT Innovation of the Year – Rron Cena – Projekti Formom (Printeri 3D)
  • Albanian ICT Awards – ICT Academic of the Year – Blerim Rexha
  • Albanian ICT Awards – ICT Researcher of the Year – Shkelzen Cakaj
  • Albanian ICT Awards – ICT Mobility of the Year – Genti Selenica
  • Albanian ICT Awards – ICT Diploma Thesis of the Year – Evio Abazi
  • Albanian ICT Awards – ICT Rising Star of the Year – Bleart Kepuska
  • Albanian ICT Awards – ICT Public Service of the Year in Kosova – Muhedin Nushi
  • Albanian ICT Awards – ICT Public Servic of the Year in Albania – Mirlinda Karçanaj – Projekti e-albania
  • Albanian ICT Awards – Female in ICT of the Year – Erisa Terolli
  •  Mirenjohje u ndane per: Leutrim Berisha, Orven Bregu, Florian Kunushevci
U shpallën fituesit e edicionit të katërt të shpërblimeve në fushën e teknologjisë dhe informacionit, Albanian ICT Awards
2 votes, 5.00 avg. rating (95% score)