U shpallen 11 fituesit e edicionit të 5-të të European Youth Awards

Publikuar më: 07-10-2016

14570578_629629287214939_2324868180419262803_oJuria ndërkombëtare e European Youth Award, një konkurs dedikuar startupeve të reja sociale, përzgjodhi fituesit e projekteve të këtij viti në një takim dy ditor në qytetin Larnaka të Qipros.

18 anëtarët e jurisë patën diskutime intensive dhe më të fund përzgjodhën 11 projektet e EYA-s së këtij viti. Projektet variojnë nga paisje për navigim në biçikletë tek një platformë pune si dhe mënyrë e shfrytëzimit të video lojërave për të përmirësuar aftësitë njohëse të fëmijëve me sindromën Daun.

“Na u desh të vlerësonim një mori projektesh mjaft të mira. Ishte diversiteti i projekteve që më impresionoi akoma edhe më shumë. Jam shumë i lumtur që kam punuar me një ekip ekspertësh nga e gjithë Europa. Ishte një eksperiencë nga e cila përfituam shumë sepse secili prej anëtarëve të Jurisë ka një sfond të ndryshëm biznesi,” u shpreh anëtari i Jurisë nga Finlanda Sohvi Sirkesalo.

Në kategorinë e “Jetë e Shëndetshme” fitues ishte projekti “Be My Eyes” i cili krijon lidhje mes njerëzve të verbër dhe vullnetarëve që duan të vinë në ndihmë. Projekti jo vetëm që kishte një performancë të lartë teknike por provoi të jetë një ide me të vërtetë e shkëlqyer falë impaktit social që kishte arritur.

Aktualisht mbi 370,000 vullnetarë janë regjistruar nga 149 shtete për tu ardhur në ndihmë 28,000 të verbërve.

Projektet fituese erdhën nga 8 shtete të ndryshme Europiane: 2 nga Danimarka, 3 nga Spanja, Gjermania, Italia, Suedia, Franca, Serbia dhe Rumania.

  1. Jetë e Shëndetshme – Be My Eyes(Danimarkë), DayCape(Suedi), Mira (Rumani)
  2. Edukim Inteligjent – Animal Hero Universe(Spanjë), Unimersiv(Francë)
  3. Lidhja e Kulturave – VEASYT Live!(Itali)
  4. Go Green – HAIZE(Spanjë), Fresh.land(Danimarkë)
  5. Qytetari Aktive – FreeCom(Gjermani), AdoptGrandFather.org(Spanjë)
  6. Paraja ka Rëndësi – Poslonaut(Serbi)

Në mesin e shumë përfitimeve, fituesit e EYA do të fitojnë një program 3 mujor mentorship si dhe do të njihen e nderohen në skenën ndërkombëtare të EYA i cili mbahet në qytetin e Grazit të Austrisë në datat 30 Nëntor – 3 Dhjetor.

Aty do të kenë mundësi të prezantojnë idenë e tyre përballë një audience investitorësh ku Juria e EYA do të përzgjedhë fituesin e përgjithshëm të konkursit për vitin e pestë me radhë. (PCWorld Albanian)

U shpallen 11 fituesit e edicionit të 5-të të European Youth Awards
1 vote, 5.00 avg. rating (92% score)