U mbajt takimi final i jurisë së Albanian ICT Awards III. Pas 1 jave mbërrin Nata Gala e ndarjes së çmimeve

Publikuar më: 07-05-2015

11168406_462699363886595_7160083158536321160_o

Ndërsa Albanian ICT Awards po shkon drejt finalizimit, më datë 5 maj siç ishte paralajmëruar u mbajt një takim i mbyllur i Jurisë ku në qëndër të vëmendjes u vunë disa nga projektet kyçe të përzgjedhura për prezantim.

Ky në fakt është takimi i dytë mbajtur nga Juria e Albanian ICT Awards. Takimi i parë u mbajt më 17 Prill ku u përcaktuan edhe rolet kyçe të kësaj jurie. Në krye të jurisë është Prof. Dr. Kozeta Sevrani ndërsa detyra zëvendësit të saj iu atribua Visar Jasiqit.

10504941_462696337220231_7707245671890973838_o

Për tju kujtuar, pranë Albanian ICT Awards u paraqitën 49 projekte ku secili është një kandidant potencial për rrëmbimin e një prej shtatë çmimeve: ICT Inovacioni i Vitit, ICT Akademiku i Vitit, ICT Mobiliteti i Vitit, ICT Diploma e Vitit, ICT Ylli në Ngritje, ICT Shërbimi Publik i Vitit dhe ICT Femra Inovatore e Vitit.

11181937_462698110553387_2684792859589658327_o

Krahas prezantimit dhe shkëmbimit të mendimeve lidhur me disa prej projekteve të përzgjedhura si më të spikaturat, juria temë të diskutimit pati edhe shqyrtimin e mënyrave dhe formave të vlerësimit.

Takimi i dytë i jurisë së Albanian ICT Awards, do të jetë edhe i fundit ku dhe kanë filluar përgatitjet për natën finale e cila do të mbahet më 15 Maj në Hotel Sheraton. Në të vërtetë, aplikimet në Albanian ICT Awards u shtynë nga data 31 Mars në 10 Prill. Arsyeja e këtij ndryshimi u bë për shkak të nënshkrimit të një memorandumi mirëkuptimi me Ministrinë e Inovacionit. Siç mund të jeni në dijeni po afron edhe java e inovacionit e cila starton në datën 10 Maj dhe përmbyllet në 17 Maj, e pjesë e saj do të jetë edhe evenimenti Albanian ICT Awards tashmë në vitin e tij të tretë të suksesshëm.

11218559_462697550553443_6636458482727241749_o

Nuk na ngelet gjë tjetër veç të falenderojmë të gjithë ata që na mbështetën e që zgjodhën të jenë edhe pjesë e jona në këtë rrugëtim mjaft domethënës për sektorin ICT në Shqipëri. Albanian ICT Awards më shumë se një konkurs, për ne është një kontribut e shpresojmë që në të ardhme të tilla kontribute sa më të shumta në numër të jenë pjesë e sektorit ICT në Shqipëri. (ICTSmedia PR)

11174724_462696610553537_668673153019673795_o

U mbajt takimi final i jurisë së Albanian ICT Awards III. Pas 1 jave mbërrin Nata Gala e ndarjes së çmimeve
3 votes, 5.00 avg. rating (96% score)