U mbajt në Tiranë dita e parë e konferencës së Sistemeve të Informacionit dhe Inovacionit në Teknologji

Publikuar më: 05-06-2015

20150605114947Departamenti i Statistikës dhe Informatikës së Zbatuar (SMIZ) Fakulteti i Ekonomisë Universiteti i Tiranës organizoi sot ditën e parë të Konferencës e VI Ndërkombëtare “Information Systems and Technology Innovations: inducting Modern Business Solutions.” Konferenca do të vijojë me ditën e dytë dhe të fundit e cila do të mbahet edhe në ditën e nesërme më 6 Qershor 2015 në Hotel Rogner. Konferenca zhvillohet me mbështetjen e Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë si dhe në bashkëpunim me Universitetin për Biznes dhe Teknologji, të Prishtinës, Kosovë.

20150605114948

Kjo konferencë është një nga më të rëndësishmet që zhvillohet në vend për kërkuesit, akademikët, përfaqësuesit e biznesit dhe studentët e degëve të ndryshme të fushës së Teknologjisë së Informacionit. Duke qënë se zhvillimet e Teknologjisë dhe të Inovacionit janë ndër prioritet kryesore të Qeverisë shqiptare, ne mendojmë se kjo konferencë do të kontribuojë sado pak në risjelljen në vëmëndje të tematikave që lidhen me zhvillimet e tyre në Shqipëri dhe me kontributin që jep bota akademike në mbështetje të këtyre prioriteteve.

20150605114948(2)

Konferencën e nderuan me prezencën e tyre personalitete të shkencës dhe politikës duke i dhënë gjithashtu një mbështetje të madhe. Ceremonia e hapjes startoi në ora 17:00 deri në 18:15 ndërsa takimi i sotëm mbyll në ora 20:00.

20150605114948(3)

Në seancën plenare të ditës së sotme ishin të ftuar nderi:

  1.    Zv. Kryeministri Z. Niko Peleshi
  2.    Ministri i Inovacionit dhe Administratës Publike znj. Milena Harrito
  3.    Nën Kryetari i Akademisë së Shkencave z. Gudar Beqiraj
  4.    Rektori i Universitetit të Tiranës z. Dhori Kule
  5.    Rektori i Universitetit për Biznes dhe Teknologji z. Edmond Hajrizi
  6.    Si dhe personalitete të huaja të shkencës nga universitetet të Evropës dhe SHBA.

20150605114948(1)

Siparin e kësaj konference e hapi Prof. Dr. Kozeta Sevrani, drejtoreshë e Departamentit të Statistikave dhe Informatikës së Zbatuar ku përshëndeti të gjithë të ftuarit. Më pas fjalën e morën Ministrja e Inovacionit Milena Harito, Minitrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, Drejtoresha e përgjithashme e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit Marlinda Karçanaj dhe Zëvendës drejtori i Akademisë së Shkencës, Gudar Beqiraj.

20150605114948(4)

E nesërmja vijon me ditën e dytë të kësaj konference me tre sesione paralele që që do të mbahen në të njëjtën kohë. Tre sesionet e para startojnë në ora 9:45 dhe përmbyllen në ora 10:45 ndërsa tre sesionet e dyta startojnë në 11:45 të cilat do të shënojnë edhe fundin e konferencës në ora 13:00. Temat kyçe të diskutimeve ditën e nesërme do të jenë: Siguria e informacionit, Inxhinieria dhe rrjetet, Informatika Cloud dhe Teknologjitë mobile, Ekonomia dixhitale dhe e-shërbimet, Modelimi dhe Simulimi dhe Sistemet e informatizuara.

ICTSmedia mbështet çdo iniciativë të tillë, edhe këtë herë qëndron në krah të kësaj konference si partner me mbulim të plotë mediatik të saj. (PCWorld Albanian)

U mbajt në Tiranë dita e parë e konferencës së Sistemeve të Informacionit dhe Inovacionit në Teknologji
3 votes, 4.67 avg. rating (91% score)