U finalizua fushtata Privatësia në Epokën Dixhitale me konferencën “Përpunimi i të Dhënave të ndjeshme në Sektorin Shëndetësor”

Publikuar më: 17-06-2015

002Ishte data 12 Qershor që finalizoi fushatën Privatësia në Epokën Dixhitale, një iniciativë kjo e z. Mentor Hoxhaj, Mbikqyrës Shtetëror pranë Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë. Konferenca e datës 12 Qershor solli në qëndër të vëmendjes një sektor mjaft të rëndësishëm të shoqërisë: Shëndetësia. Titulli i konferencës ishte: Përpunimi i të Dhënave të Ndjeshme në Sektorin Shëndetësor ku gjeti një mbështetje të fortë nga Ministria e Shëndetësisë.

005

Kjo fushatë për ndërgjegjësimin e qytetarëve në lidhje me privatësinë në epokën dixhitale startoi që në muajin Nëntor të vitit të shkuar ku përmes aktiviteteve të ndryshme promovuese u synua që të arriheshin objektivat e saj të informimit të qytetarëve kosovarë rreth sigurisë së të dhënave të tyre në internet.

Konferenca filloi rreth orës 10:30, ku pjesë e saj ishin përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore nga Ministria e Shëndetësisë, Shërbimi Spitalor Universitar i Kosovës, Spitalet Bahceci si dhe pjesëmarrës nga qëndra të ndryshme mjekësore të kosovës.

Synimi i kësaj konference është sjellja e praktikave europiane, rajonale dhe vendore përsa i përket mbrojtjes se të dhënave dhe privatësisë se pacienteve.  Mbrotja e të dhënave të pacienteve, tanimë nuk është vetëm çështje etike dhe profesionale. Por, detyrë dhe obligim ligjor, ku në qendër të vendimmarrjes është vetë pacienti.

020

Fjalimet e hapjes ishin ata që hapën siparin e kësaj konference mbajtur në Hotel Theranda të qytetit të Prizrenit. Konferenca u hap nga Kryetari i komunës së Prizrenit, z. Ramadan Muaj, Këshilltari i lart i Ministrisë së Shëndetsisë, dhe z. Cur Gjocaj Drejtori i pergjitheshem i SHSKUK-së. Pjesë e konferencës ishin katër panele me tema: Përpunimi i të Dhënave të Ndjeshme, Përpunimi i të Dhënave të Ndjeshme në Spitalin Bahceci, Përpunimi i të Dhënave të Ndjeshme në Epokën Dixhitale dhe Siguria e Përpunimit të të dhënave.

003

Tema kryesore e diskutimeve që ndoqi më pas ishin që nga analizimi i praktikave të sukseshme europiane në këtë sektor gjer tek dskutimet mbi platformat dixhitale. Por nuk humbi nga vëmendja e kësaj konference as siguria e të dhënave.

023Kur u pyet nga PCWorld Albanian në lidhje me objektivat e konferencës në fjalë mbikëqyrësi i shtetëror i pranë Agjencisë për Mbrotjen e të Dhënave Personale, Mentor Hoxha, tha:

Objektivi i parë i konferencës ka qenë ofrimi i praktikave të mira evropiane rajonale dhe vendore. Objektivi i dytë meton të ofroj platformat digjitale te përpunimit të të dhënave shëndetësore. Objektivi i tretë ka të bëj me sigurinë përpunimit të të dhënave sa i perket ndertimit te SMSI (Sistemi i Menaxhimit të Sigurisë së informacionit) dhe rreziqet që hasen në botën digjitale të prezantuar nga Tanzer Abazi dhe hakeri etik Florian Konushevci… ku është demostruar live zbulimi dhe eksplorimi i dobësive.

015

Z. Hoxha tha se në të ardhmen, si mbikëqyrës i fushës do të vijojë të bashkëpunojë ngushtë me sektorin publik dhe privat me qëllim që të dhënat shëndetësore të jenë të mbrojtura dhe tu ofrohet pacientëve kontroll të plotë mbi ta.

Ligjërues në këtë konferencë ishin që nga drejtues të lartë të institucioneve shtetërore dhe private gjer tek ekspertë dhe profesionistë të sigurisë. Konferenca ishte mjaft aktraktive ku u shtruan pyetje dhe tematika mjaft me rëndësi. Ajo u përmbyll në ora 16:30 ku pasoi një darkë Gala organizuar nga Agjensia Shtetërore për Mbrotjen e të Dhënave Personale në ambjentet e lidhjes së Prizrenit ku u servir ushqim tradicional prizrenas dhe muzikë live. (PCWorld Albanian)

029

U finalizua fushtata Privatësia në Epokën Dixhitale me konferencën “Përpunimi i të Dhënave të ndjeshme në Sektorin Shëndetësor”
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)