Twitter sjell sondazhet në rrjetin social

Publikuar më: 28-09-2015

twitterlogoAshtu siç mund të keni vënë re gjatë kësaj jave, Twitter ka nisur të eksperimentojë me sondazhet në rrjetin social.

Në rast se ju nuk e keni parë këtë veçori në profilin tuaj kjo ndoshta sepse nuk jeni një ndër punonjësit e përzgjedhur të Twitter apo profilet e verifikuara, mjaftueshëm të rëndësishme për ta provuar atë.

Sondazhi është i lidhur direkt me cicërimat pa pasur nevojën e aplikacioneve nga palë të treta. Kjo veçori është e disponueshme në ueb dhe në aplikacionet mobile, por nuk do të jetë i disponueshëm për aplikacione të palëve të treta si Tweetdeck. Ky opsion gjendet në formën e një butoni poshtë tekstit që ju përdorni për të shkruar një cicërimë. Sondazhi është i limituar vetëm në dy opsione zgjedhjeje. (PCWorld Albanian)

Twitter sjell sondazhet në rrjetin social
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)