Twitter shton mbështetjen për imazhet e animuara GIF me madhësi 15MB

Publikuar më: 12-07-2016

Twitter-Flight-2015-logo-Novet-e1445981910585-930x595Duke filluar nga dita e sotme Twitter do të lejojë ngarkimin e imazheve GIF në cilësi më të lartë por vetëm në platformën ueb. Kompania ka përditësuar dokumentacionin e saj për të treguar se imazhet e animuara GIF me madhësi deri në 15 MB do të mbështeten.

Megjithatë kufizimi prej 5MB ngelet në fuqi për aplikacionet mobile. Twitter shtoi mbështetjen për imazhet e animuara në 2014-tën ndërsa mbështetja e integruar mbërriti vetëm në Shkurt falë bashkëpunimit me Giphy dhe Riffsy. Falë kësaj imazhet e shfaqura në furnizuesin e lajmeve mund të shikoheshin pa qenë nevoja të largoheshit nga rrjeti social.

Ngelet për tu parë impakti që do të ketë ky ndryshim në performancën e infrastrukturës së Twitter dhe në të dhënat mobile të përdoruesve. (PCWorld Albanian)

Twitter shton mbështetjen për imazhet e animuara GIF me madhësi 15MB
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)