Lajmet

Twitter i shpall luftë përmbajtjeve dhe mesazheve abuzive

Nov 15 2016
0 Shpërndarje
Twitter i shpall luftë përmbajtjeve dhe mesazheve abuzive

_92452770_gettyimages-187243543Twitter ka publikuar mjete të reja për të bllokuar përmbajtjet dhe mesazhet abuzive në platformën e rrjetit social.

Një buton i ri i quajtur “Mute,” nëpërmjet të cilit përdoruesit mund të bllokojnë përmbajtje nga një përdorues i caktuar, po zgjerohet në funksionalitet dhe tani mund të bllokojë përmbajtje me anë të fjalëve kyçe.

Twitter tha se ndryshimet e reja nuk do të heqin përmbajtjet abuzive menjëherë nga platforma por efekti i tyre do të ndihet gradualisht. Sa i përket raportimit të përmbajtjeve abuzive Twitter tha se do të shtojë më shumë kategori.

Kanë qenë të shumta reagimet ditët e fundit ndaj rrjetit social Twitter dhe atij Facebook të cilët akuzohen se kanë ndihmuar shpërndarjen e përmbajtjeve të rreme. Abuzimet në rrjete social nuk janë thjesht një problem i kompanive respektive por edhe ti të ardhmes sonë. (PCWorld Albanian)

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>