Twitter publikoi një buton në formë mesazhi në mënyrë që të ndani lehtësisht cicërimat me miqtë

Publikuar më: 06-04-2016

twitter-message-button-dms-100654488-largeQë nga themelimi, rrjeti social Twitter është sjellur më shumë si një forum publik. Por ditën e djeshme kompania bëri të qartë një tjetër objektiv, atë të shnëdrrimit në lojtar madhor edhe në hapësirën e komunikimit.

Ditën e Marte, Twitter filloi të dërgonte një buton të ri në formën e një Mesazhi ngjitur me çdo cicërimë ngjitur me ikonat e ri-cicërimit dhe pëlqimit. Duke klikuar mbi këtë buton të ri automatikisht do të hapet dritarja e mesazheve direkt ku privatisht mund të ndani një cicërimë me një mik apo koleg tuajin.

Ky buton i ri është i disponueshëm në versionin më të fundit të aplikacionit Twitter për Android dhe iOS. Sipas menaxherit të produktit pranë Twitter, butoni i ri vjen si rezultat i përshtypjeve të përdoruesve dhe rritjes së popullaritetit të mesazheve direkte me 60 % vitin e kaluar.

Rëndësia: Vitin e kaluar, me ardhjen në krye të Jack Dorsey, Twitter filloi të eksperimentonte vazhdimisht me funksionalitete të reja kryesisht në mesazhet direkte. Në muajin Gusht të 2015-tës, kompania hapi dyert për mesazhet direkt me më shumë se 140 karaktere ndërsa në të ardhmen përdoruesit kishin mundësi të dërgonin imazhe GIF dhe ikona emocionesh.

Ky buton i ri kryen të njëjtin funksion si butoni i shpërndarjes së fotove me miqtë në rrjetin social Instagram. (PCWorld Albanian)

Twitter publikoi një buton në formë mesazhi në mënyrë që të ndani lehtësisht cicërimat me miqtë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)