Twitter pritet të finalizojë shitjen më 27 Tetor

Publikuar më: 06-10-2016

Twitter kishte lajmëruar të interesuarit për blerjen e rrjetit social se dëshiron të mbyllë negociatat e shitjes përpara datës 27 Tetor. Kjo axhendë ambicioze është një indikator qartësues për të ardhmen e kompanisë për punojësit dhe investitorët.

Në mesin e blerësve potencial janë Salesforce dhe Google por edhe Walt Disney ka shprehur interes. Një blerje nga Salesforce do të thotë se vëmendja e Twitter do të shkojë përkah shërbimet konsumatore të komunikimit dhe ato të inteligjencës së biznesit.

Rrjeti social Twitter prej mëse 2 vitesh ka vuajtur me rritjen e të ardhurave pavarësisht se numëron 313 milion përdorues aktivë në muaj. Kompania nuk arriti parashikimet e Wall Street përgjatë gjashtë mujorit të parë të 2016-tës.

Në të njëjtën kohë e ka patur të pamundur të ruajë ritmin e rivalëve si Instagram dhe Snapchat. Në 2013-tën aksionet e kompanisë vlerësoheshin me 74 dollar e që nga ajo periudhë kanë qenë në rënie të vazhdueshme. (PCWorld Albanian)

Twitter pritet të finalizojë shitjen më 27 Tetor
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)