Twitter po ndërton një platform lajmesh në të cilin përdoruesit mund të ndjekin eventet në vend të profileve

Publikuar më: 19-06-2015

twitter-stock-0907.0.0.0.0Aktualisht ndjekja e historive apo eventeve në Twitter kërkon një nivel të caktuar njohurie mbi mënyrën e funksionimit të këtij rrjeti social. Ndoshta kjo është arsyeja që përdoruesit e kanë të vështirë ta bëjnë këtë gjë. Por sipas BuzzFeed, Twitter po përpiqet ta thjeshtësojë ndjekjen e eventeve. Kjo do të ndodhë falë një platforme të re lajmesh në kohë reale e cila do të jetë e aksesueshme nga të gjithë.

Ky produkt i ri quhet ‘Project Lightening’ dhe sipas ekzekutivit të Twitter bëhet fjalë për një mënyrë të re të shikimit të cicërimave që kanë të bëjnë më eventet apo lajmet më të fundit në kohë reale. Kjo platform do të ketë të editor specifik për lajmet. Kjo do të thotë që përdoruesit nuk kanë pse të kontrollojnë blogje të tëra kur mund ti kenë të gjitha në këtë uebfaqe. Mësohet se Twitter i ka lindur kjo ide duke parë bisedat e shumta që bëhen rreth eventeve në rrjetin social.

Informacionet, lajmet, eventet që mund të paraqiten në Twitter janë të shumta por të gjitha këto kanë nevojë për një organizim apo për një pult komandues. Pikërisht Lightening do të shërbejë si dicka e tillë, të paktën në pajisjet mobile produkti i ri do të shfaqet si një seksion i vecantë në faqen kryesore të Twitter. Në këtë seksion, i cili do të përditësohet në kohë reale do të paraqiten lajmet më të fundit dhe eventet. Përditësimi në kohë reale do të bëhet dhe nëse përdoruesi është aktiv në Twitter apo jo. Sigurisht që këto postime do mund të shpërndahen dhe në faqe të tjera. Qëllimi i Twitter është që përmes tyre të arrijë një audiencë akoma më të gjerë. Sipas raporteve, Lightening është disa muaj larg lancimit, por akoma nuk ka një afat të saktë kohor. Ndërtimi i një platform të tillë është një lajm pozitiv për kompaninë pas largimit të CEO-s Dick Costolo. (PC World Albanian)

Twitter po ndërton një platform lajmesh në të cilin përdoruesit mund të ndjekin eventet në vend të profileve
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)